Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga Serbia të zbatojë marrëveshjen për energji. Ai ka thënë se një gjë e tillë është urgjente dhe se mospagesa e energjisë nxit veprimtari kriminale.

Në një postim në

Implementation of the Energy Roadmap is a matter of urgency. Non-payment incentivizes criminal activity at the cost of taxpayers & the environment. ???????? has continuously played a constructive role & has implemented all obligations. We expect & demand the same from the other side.

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) August 7, 2023 ">Twitter, Besnik Bislimi ka thënë se zbatimi i këtij udhërrëfyesi është çështje urgjente.

“Implementimi i udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjisnë është në çështje urgjente. Mospengesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër”, ka shkruar Bislimi.

Në qershor të vitit të kaluar Kosova dhe Serbia ishin dakorduar për Udhërrëfyesin për zbatim të marrëveshjes për energjinë të vitit 2013, për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës.

Që prej përfundimit të luftës qytetarët në veri nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar.