Bitraj "ndahet" nga shefi, ikën te 
'313', familjarët vizitojnë Fullanin

TIRANE- Ende pa u mbushuar 24 orë nga vendosja në të njëjtin paraburgim të Guvernatorit Ardian Fullani dhe të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e 713 milion lekë nga thesari i Bankës, Drejtoria e Burgjeve ka vendosur të transferojë për në paraburgimin 313 Ardian Bitrajn dhe të lërë në paraburgimin “Mine Peza”, Fullanin.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve për A1Report sqaruan se ky vendim është marrë në konsultë dhe me Prokurorinë. Sakaq mësohet së gjatë qëndrimin në të njëjtin paraburgim Bitraj dhe Fullani nuk kanë patur asnjë kontakt, qoftë ky dhe në dhomat e ajrimit pasi kanë qendruar në qelitë e tyre.

Guvernatori Fullani është vizituar këtë të hënë në ambjentet e paraburgimit nga familjarët e tij, të cilët sipas Drejtorisë së Burgjeve kanë dërguar aty sende personale, si rroba dhe disa ushqime.

Për sa i përket marrjes në pyetje të Fullanit, përfaqësues të Prokurorisë thonë për A1 REPORT se ende nuk ka një datë se kur mund të nisë ky proces, teksa sqaruan se do të pritet dhe vendimi i Gjykatës së Apelit e më pas do të nisë marrja në pyetje e Guvernatorit në cilësinë e personit në hetim.

Për Fullanin dhe Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë. Elivar Golemi, e cila bashkë me Guvernatorin u arrestuan të Premtn e 5 Shtatorit, një ditë më parë gjykata rikonfirmoi masën e sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tyre“Arrest me Burg”. Elivar Golemi është vendosur në ambjentet e paraburgimit “313”, aty ku sot është transferuar dhe Bitraj, por prej më shumë se 3 javë ndodhet dhe ish-drejtori i departamentit të Emisionit të parave Dorian Çollaku, dhëndrri i mbesës së Fullanit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë