Bitrajt “tërheq” në burgun 302
shefin e tij Fullanin, jo në qeli VIP

TIRANE - Koicidencë apo e përllogaritur, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës se guvernatori Ardian Fullani duhet të qëndrojë në qeli, ky i fundit është vendosur në të njëjtin paraburgim me ish-vartësin e tij Ardian Bitraj të dyshuarin kryesorë të vjedhjes së 713 milionë lekëve.

A1Report sjell një listë se në cilat paraburgime janë vendosur personat e dyshuar për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë dhe akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ku kreyson paraburgimi 302 me Bitrajn, Fullanin, ndjekur më pas nga parburgimi 313 “Jordan Misja” ku qëndron ish-drejtori i Emisionit të parave Dorian Collaku, njëherësh dhëndrii i mbesës së Fullanit, dhe Inspektoria e Përgjithshme e Bankës Elivar Golemi.

Fullani dhe Golemi do të qëndrojnë në paraburgim deri në një moment të dytë, pasi të hënën pritet që avokatët e tyre mbrojtës të apelojnë masat e sigurisë duke pretenduar paligjshmërinë e arrestimit, teksa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas interesimit të A1Report ka shpjeguar se bankierët janë vendosur në qeli normale si çdo i paraburgosur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar