/ATSH-Gjergji Mima/ - Vëmendja e kompanive të Bosnje - Hercegovinës për të investuar në Shqipëri po rritet gjithnjë e më shumë. Kjo u pa edhe gjatë panairit "Klik Ekspo Group" që po mbahet në Tiranë në datat 22-26 nëntor, ku marrin pjesë 5 kompani boshnjake.
Për të inkurajuar rritjen e prezencës së investimeve boshnjake në Shqipëri, ishte dje i pranishëm në Panairin "Klik Ekspo Group", Ministri i Energjitikës, Minierave dhe Industrisë të Bosnje Hercegovinës, Erdal Trhulj.
Duke vizituar bizneset boshnjake që merrnin pjesë në këtë panair, ministri Trhulj, u shpreh se, ka një rritje të interesit të bizneseve boshnjake në Shqipëri dhe kjo vjen si rrjedhojë e klimës së mirë për investime që ekziston në vendin tonë.
Ministri Trhulj vizitoi stendën e njërës prej kompanive kryesore boshnjake që investonë në Shqipëri në fushën e energjitikës "Ergoinvest", e cila ka dy projekte në Shqipëri njërin në jug të vendit në linjën 110 kV Ersekë-Përmet, një investim prej 31 milionë eurosh dhe projektin tjetër në veri të vendit në kufirin me Kosovën një linjë prej 400KwH.
"Vizita në panairin "Klik Ekspo Group" është hera ime e dytë në Shqipëri. Vitin e shkuar erdhëm për të krijuar bashkëpunimin mes biznesmenësve shqiptarë dhe atyre boshnjake dhe hera e shkuar ishte për të prezantuar 15 kompani", tha Ministri Trhulj.
Ministri boshnjak thotë se, "prezenca ime këtu është vazhdim i këtij bashkëpunimi dhe shohim tashmë që mund të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme, në sektorë të ndryshëm të industrisë, ndërtimit, infrastrukturës, energjisë. Të gjithë këto aspekte e bëjnë akoma më të frytshëm bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Në Panairin e organizuar nga Klik Ekspo Group kemi pesë kompani boshnjake. Vitin e shkuar nuk kishte kompani boshnjake.
Jam i sigurt që prania e mirë e kompanive boshnjake dhe mirëkuptimi i shqiptarëve do të krijojnë atmosferën e nevojshme që të krijohet klima për vazhdimin e ardhjes së kompanive të tjera boshnjake në Shqipëri dhe që biznesi shqiptar gjithashtu të shtojë prezencën e tij në Bosnje".
Mundësia për rritjen e vëllimit të shkëmbimeve tregtare për prodhimet bujqësore midis Shqipërisë dhe Bosnjës është një ndër prioritetet e politikave të dy qeverive. Në këtë kuadër, respektimi i marrëveshjes CEFTA, nga të dyja vendet do të nxisë shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Bosnjes veçanërisht në fushën e bujqësisë.
Gjatë këtij takimi, ministri ka prezantuar potencialet në sektorë strategjik dhe u shpreh që të shtohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
Ndërsa drejtori i kompanisë 'Energoinvest', u shpreh se, "Energoinvest merr pjesë për herë të parë në panairin "Klik Ekspo Group", në Shqipëri, por kjo nuk është hera e parë që jemi në Shqipëri. Kemi dy vjet që punojmë në Shqipëri për dy projekte të rëndësishme energjitike. Njëri projekt është në jug të vendit, ndërsa projekti tjetër është në veri në kufirin me Kosovën një linjë prej 400 kV.
Drejtori i "Ergoinvest" theksoi se, "planifikojmë të qëndrojmë për shumë vite në Shqipëri, pasi kemi produkte të mira, lidhje të mira dhe çdo projeket po ecën shumë mirë".
/Shqiptarja.com