Idetë e të rinjve në biznes, kanë mundësinë të aplikohen dhe të krhehen teresisht në projekte biznesi dhe në numër të rritur të të punësuarëve.
 
Projektet  e ndryshme të ndërmarra nga Bashkimi Europian, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe qeveria shqiptare kanë në fokus nxitjen e të rinjve drejt sipërmarrjes ekonomike.
 
Të rinjtë duhet të kenë ide të mira biznesi, më pas Qëndra për Ekonomi dhe Biznes, ju ofron atyre asistencë të vazhdueshme për 3 vjet, derisa produkti final raportohet pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
 
Jonel Kristo, drejtor i kësaj qëndre, shpjegon për  Report Tv, procedurat e aplikimit që të rinjtë duhet të kalojnë dhe kriteret që duhet të plotësojnë dhe vlerën financiare të përfitimit.

"Ka disa kritere, të cilat gjendet te aftësi.info. Aplikimi për këtë raund hapet më 15 dhjetor.
 
Kriteret janë lehtësuese ka një kufizim të moshës nga 18-30 vjeç.  
 
Duhet të kesh një ide konkrete, por nuk është e thënë ta ndjekësh deri në fund, pasi gjatë programit mund ta ndryshosh, por duhet të dalësh me një ide që të përfitosh financimin.
 
Përgatit plani i biznesit dhe fizibiliteti i idesë
" tha ai.
 
Të dhënat aktuale tregojnë se të rinjtë shqiptarë kanë interes të madh për të bërë biznes.

"Vitin që kaloi kemi marrë 600 aplikime, 200 u pranuan, 100 i finalizuan programin e trajnimit, tani kemi një bërthamë cilësore prej 40 biznesesh".
 
Përvecc teknologjisë dhe turizmit, të rinjtë kanë shprehur interes edhe në fusha të tjera.
 
"Ka bujqësi, fashon, tekstile, modë. Nga 30 biznese tre janë artizanale dhe përdorim të materialeve të riciklueshme" përfundoi ai.

Në datën 15 dhjetor do të alokohet fondi për të mbështetur financiarish projektet fituese që kanë kaluar fazën e dytë të përzgjedhjes.


dy.b/shqiptarja.com