Ata ishin shpallur në kërkim që në muajin shtator, pasi kishin arritur t’i shmangeshin ekzekutimit të një mase sigurie në kuadër të një hetimi për trafik droge dhe vjedhje në hotelet luksoze të rajonit të Alto Adige-s në Itali.

Dy shqiptarë të moshave 21 dhe 25 vjeç, në kërkim prej shtatorit, janë vënë në pranga nga karabinierët e Bressanone-s. Të rinjtë kërkoheshin për trafik droge dhe vjedhje në hotelet luksoze të rajonit të Alto Adige-s në Itali.

Gjykata e Bolzano-s i kishte lënë nën masën e sigurisë së arrestit në shtëpi, masë që tanimë është ekzekutuar.

Hetimet e autoriteteve italiane kanë identifikuar një organizatë kriminale të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe vjedhje brenda hoteleve luksoze.