Bizneset e vogla sundojnë numrin e ndërmarrjeve të reja

/ATSH/- Në qarqet e Lezhës, Kukësit, Durrësit, Shkodrës, Beratit, Fierit dhe Vlorës vjet u hapën më shumë ndërmarrje të reja krahasuar me mesataren vjetore, duke treguar një tendencë më të shpejtë zhvillimi ekonomik, krahasuar me qarqet e tjera.
Në total, vjet u regjistruan 17.377 ndërmarrje të reja aktive, me rritje të shkallës së krijimit 15,4 % nga 10,9 % që ishte në vitin 2013, njofton INSTAT.
Numri më i madh i ndërmarrjeve të reja u shënua në Durrës me 1836 të tilla, në Shkodër me 1.141 ndërmarrje të reja, në Kukës me 243 nga 1.063 ndërmarrje që janë gjithsej, në Lezhë u krijuan 869 të reja nga 3.388 që është numri gjithsej i ndërmarrjeve private, në Berat u hapën 670 ndërmarrje të reja, në Fier 1577 të tilla dhe në Vlorë u shtuan edhe 1454 ndërmarrje të reja.
Kryesisht ndërmarrjet e reja u hapën më së shumti në sektorin e shërbimeve me një total prej 14.863 të tilla, ku kryesojnë në tregti, hoteleri dhe transport.
Ndërsa në sektorin e prodhimit vjet u hapën 2.564 ndërmarrje të reja, pjesa kryesore e të cilave në industri, bujqësi, peshkim.
Gjithsesi, sipas strukturës ligjore, vërehet se numri më i madfh i përket biznesit të vogël, që duket se do të vijojë kështu edhe për shumë vite të tjera.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi