Bizneset, Fondi i punësimit, 224 milion lekë për 360 kompani

Ministria e Mirëqenies Sociale këtë vit ka ndarë një fond prej 2. 7 milion dollarë për nxitjen e punësimit, nga i cili përfi tojnë bizneset që punësojnë më shumë persona të papunë të regjistruar në zyrat e punës. Aktualisht vetëm 224 milion lekë janë ndarë për rreth 360 sipërmarrje, të cilat iu nënshtruan konkursit. Kompanitë fi tuese do ta përfitojnë atë me këste dhe menaxhimii fondit kryhet nga Shërbimi Kombëtar i Punës.

Drejtori i këtij institucioni, Genc Kojdheli sqaron se nëse bizneset, që kanë marrë para nga fondi i punësimit do të shkelin kriteret do tu hiqet e drejta për të përfituar këstet e tjera të fondit. Ndërsa pjesa tjetër e mbetur e fondit, e cila rrezikonte të digjej është rialokuar. Industria e fasonerisë, ajo e ndërtimit, e shërbimeve, por edhe bizneset e vogla kanë qënë përfi tueset kryesorë.

Nëse kompanitë nuk do të plotësojnë kriteret e vendosura nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, atyre do tu hiqet e drejta e marrjes së fondit i cili shpërndahet në mënyrë periodike” pohon Kojdheli. Një tjetër fond shtesë është parashikuar për bizneset, që do të punësojnë disa grupe të veçanta, si personat me aftësi të kufi zuara, gra dhe të rinj të komunitetit rom

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati