Bizneset italiane ankohen për mungesën e punonjësve, Confindustria Albania: Duhen politika afatgjata, rënia e valutave po na largon

Miqësia nuk mjafton për të bërë biznes... Vendi ‘i preferuar’ i Italianëve për të investuar, ‘Shqipëria’ tashmë nuk është ajo e 10-viteve më parë, pasi mungon fuqia punëtore me kosto të ulët dhe nga ana tjetër bizneset ankohen edhe për zhvlerësimin e valutave që ju ka shkaktuar humbje.

“Kur erdha në Shqipëri para 10 vitesh euro këmbehej me 140 lekë dhe sot ky kurs këmbimi është nën 100 lekë. Shqipëria është një vend në zhvillim dhe kjo është bukur, por ky vlerësim i lekut, ka bërë që të humbë me 30% avantazhi konkurrues që sipërmarrjet italiane kishin këtu. Mund të themi se oferta italiane për paga më të larta është përgjysmuar. Kjo ka sjellë përgjysmim të komunitetit italian këtu duke braktisur edhe projekte investimi të rëndësishme. Miqësia nuk mjafton. Ne përkushtohemi për një klimë biznesi të shëndoshë dhe transparent dhe jemi në dispozicion të institucioneve si bashkëpunëtor për përmirësim por vëzhgojmë edhe drejtësinë”, tha presidenti  ri i Konfindustria Albania Davide Rogai.

Përparimi ekonomik i Shqipërisë dhe transformimi i saj sipas Konfidustria Albania, nuk duhet të kufizohet vetëm në programe sektoriale afatshkurta. Në prag të zgjedhjeve parlamentare bizneset italiane kërkojnë politika ekonomike më të qëndrueshme.

“Kemi anëtar në Shqipëri që kanë nevojë për kapital njerëzor të kualifikuar. Duhet siguri për të pasur rregulla të qëndrueshme, që të mos shohin vetëm deri në zgjedhjet e ardhshme por të shohin në perspektivë për 20-vitet e ardhshme, të ketë vizion afatgjatë”, tha Sergio Fontana ish president i Konfindustria Albania.

Këtyre shqetësimeve zëvendësministri i Ekonomisë Enkelejd Musabelliu, iu përgjigj përmes një projeksioni për të ardhmen e ekonomisë shqiptare në dyert e BE.

“Ky vend ka ecur me një ritëm shumë të shpejtë dhe e ardhmja ekonomike e Shqipërisë s’do jetë kjo që kemi sot. Në Shqipëri do të ketë më shumë industri dhe më pak shërbime. Për këtë po punojmë edhe për politikën industriale edhe në kuadër të integrimit në BE”, tha zëvendësministri Musabelliu.

Sipas të dhënave të INSTAT në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre 2.875 biznese italiane, të përqendruar në sektorin e Industrisë përpunuese, Ndërtim, Tregti dhe Shërbime të tjera.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lal: 28/03/2025 11:45

    Shkoni ne Zaire se anej kenaqen me 300 euro rrog

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Romë/ Dyqani i Tesla-s përfshihet nga flakët, 16 makina të shkatërruara! Elon Musk: Është terrorizëm

Romë/ Dyqani i Tesla-s përfshihet nga flakët, 16 makina të shkatërruara! Elon Musk: Është terrorizëm