Shteti i Kosovës nuk bën pjesën në listën e vendeve që do të përfitojnë financime të zhvillimit biznesit vendas.

Fondacioni Europian i Investimeve (FEI) u mundëson 11 shteteve të ndryshme të përkrahin bizneset novatore të nivelit të ulët dhe të mesëm.

Në rradhën e vendeve që do të përfitojnë nga ky fond janë dhe shtete të Ballkanit që synojnë të anëtarësohen në BE.

Sipërmarrjet e reja do të kenë mundësi të aksesojnë te fondi i lëvruar i FEI-së.

11 vendet e renditura nga FEI për rritjen fitimeve dhe cilësisë së prodhimit të biznesve SME (Small or Medium Enterprise) janë˸ Gjermania, Shqipëria , Serbia,  Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Greqia dhe Bosnje-Hercegovina.

Sipërmarrjet novatore do të kenë mundësi të aksesojnë te fondi i lëvruar i FEI-së.

Financimi i këtyre bizneseve do të kanalizohet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

Kjo mbështetje financiare ka siguruar përkrahjen dhe të programit të kërkimit dhe inovacionit të BE-së, Horizon 2020.

Programi financiar fokusohet në përmirësimin e kushteve të biznesit, cilësisë së produkteve, sigurimit fitimeve të larta të sipërmarrjeve dhe forcimit të konkurrencës në treg.
 
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com