Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pjesë të ligjit për procedurat tatimore, ku parashikoheshin gjoba për bizneset nga 500 mijë deri në 10 milionë lekë.
Sipas bizneseve ky ishte një vendim i drejtë, pasi nuk mund të pagujeshin gjoba aq të mëdha.

Bizneset thonë se pas aksionit të qeverisë e japin çdo kupon tatimor, por pranojnë se e lëshojnë edhe nga frika

Mes gjobave të shfuqizuara nga gjykata Kushtetuese është edhe neni për dhënien e kuponit tatimor.

Tashmë një biznes që nuk lëshon kuponin tatimor nuk do të paguajë gjobë prej 50 mijë lekë të reja, por 50 mijë lekë.

Redaksia Online
(F.T/shqiprtarja.com)