Kthimi për rishqyrtim në kuvend nga ana e presidentit Ilir Meta, të ligjit për taksat kombëtare, i cili përjashton metalet e kromit dhe bakrit që përpunohen në vend për 3 vjet nga renta minerare, shihet nga prodhuesit vendas si një akt që po dëmton industrinë shqiptare.
“Për ne çdo ditë që e vonon këtë lehtësi në kushtet e pandemisë ku ndodhemi është kosto dhe humbje kohe. Presidenti të konsultohej me ne”, thotë Arben Shkodra.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë është iniciatori i kësaj mase lehtësuese, ku përveç përjashtimit të kësaj industrie nga renta minerare ka kërkuar në maj edhe disa lehtësi të tjera të cilat nuk janë pranuar nga ekzekutivi.
Arben Shkodra thotë se në asnjë rast ligji nuk është klientelist, pasi stimulon rritjen e investimeve në industrinë vendase dhe punësimin, duke rritur vlerën e shitjes në tregjet jashtë të mineraleve të përpunuara.
“Nuk ka pse shitet për disa herë më pak, kur e përpunuar shitet jashtë me çmim më të shtrenjtë. Këtë të ardhur e përfiton industria vendase, vendet e punës në Shqipëri, dhe jo Kina apo shtete të tjera afër nesh që marrin pasurinë tonë, e përpunojnë dhe fitojnë nga kjo”, shton ai.
Bashkimi i Prodhuesve thotë se ligji nuk është klientelist, ndërsa sqaron se janë 19 biznese që kanë investuar në fabrika rreth 140 milion euro në industrinë vendase dhe punësojnë 2200 punëtorë.
“Kemi miliona euro investime, nëse marrin të ardhura investohen në Shqipëri”, vijon Kodra.
Kreu i Shtetit ktheu për rishqyrtim nismën e kuvendit me arsyet se bie ndesh me kushtetutën dhe parimet e lirisë ekonomike, pasi krijon lehtësi fiskale për një kategori të caktuar industrish në vend, sipas tij me baza klienteliste. Renta minerare varion nga 4 deri në 10% e vlerës se mineralit që eksportohet sipas llojit të metalit. /Tv Klan
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor 2024, 22:34
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor 2024, 18:27
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor 2024, 17:58
-
Bien industria dhe energjia në tremujorin e dytë të 2024, prodhimin e mban në këmbë ndërtimi
17 Shtator 2024, 07:40
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:22
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:16
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht 2024, 09:06
-
Detyrimet vjetore të taksave vendore do të merren me email
4 Korrik 2024, 20:30
-
Taksa për profesionistët e lirë, Tabaku: Antikushtetuese, qeveria socialiste ka ndryshuar 23 herë ligjin
19 Qershor 2024, 11:21
-
Bakri, ari i kuq i digjitalizimit
7 Maj 2024, 10:15
Z.Shkodra keni të drejtë, por kjo nuk ka të bëjë me çështjen....është thjeshtë gjobë online e presidentit.
PërgjigjuBisnese qe duan super fitime dhe lobojne per heqje taksash . Meta ne kete rast ka te drejte ,se shteti humbet 500 milion leke nga kjo takse.Ne te gjithe boten bisneset paguajne taksa per te ushtruar bisnesin e tyre . Qeveria nuk duhet te bazohet ne lobime te demshme per shtetin, pasi kjo do te rrus borxhin publik dhe nje dite te falimenton si shtet .Rama e ka toleruar shume bisnesin ne kurriz te buxhetit te shtetit .
PërgjigjuNdihmon zamirin. Si pagon kot darkat ne dubai ai...
Përgjigju