Bizneset Saudite kërkojnë rritje tregtie me Shqipërinë! Denaj: Ejani investoni në agroturizëm e bujqësi! Gonxhja: Kemi potencial në energji e teknologji

Fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike, shtimi i shkëmbimeve tregtare dhe rritja e investimeve, ishin në fokus të takimit ‘Vizion 2030’ të zhvilluar në Tiranë mes sipërmarrësve nga Arabia Saudite dhe bizneseve vendase.

Edhe pse në rritje Hasan Mujeb Al-huwaizi, kreu i Federatës së Dhomave Saudite, theksoi se bashkëpunimi mes vendeve nuk është aty ku duhet.

“Shkëmbimet mes dy vendeve nga 5 milionë dollarë në vitin 2015, arritën në 16 milionë dollarë në vitin 2022, por ende ka arritur në nivelin e dëshiruar, veçanërisht përsa i përket eksporteve me republikën e Shqipërisë”, tha Al-huwaizi.

Ministrat shqiptarë ftuan bizneset të investojnë dhe bashkëpunojnë me sipërmarrjen vendase në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Produktet e bimëve medicinale konkurrojnë denjësisht, edhe pse automatizimi dhe përpunimi i tyre mbetet prapa. Mendoj që atë që keni arritur ju me automatizimin, duhet të krijohet një sinergji tjetër për të zhvilluar bizneset në sektorin e bimëve medicinale. Kemi një kapacitet ende të pa eksploruar drejt mbjelljes së çdo sipërfaqe toke me ullinj, të rrisim cilësisë dhe eksportit. E gjithë oferta e agroturizmit të shkoj drejt një agroturizmi cilësor, ekonomi e shkallës, aty ku certifikimi për këtë sektor siguron përfitime fiskale. për të gjithë agroturizmat e certifikuar: 6% e TVSH, 5% tatim mbi fitimin dhe duke e zeruar taksën e infrastrukturës”, tha Anila Denaj, ministre e Bujqësisë e Zhvillimit Rural.

“Shqipëria ofron një sërë mundësish në sektorë të ndryshëm për investitorët e huaj që kërkojnë të përfitojnë nga potenciali i vendit tonë. Nga turizmi dhe energjia te bujqësia, prodhimi dhe teknologjia, Shqipëria paraqet një terren pjellor për investime dhe rritje. sektori i energjisë në Shqipëri është premtues për investitorët e interesuar për energjinë e rinovueshme. Me burime të bollshme natyrore si hidroenergjia, dielli dhe era, Shqipëria ka potencialin të bëhet një qendër për prodhimin e energjisë së pastër”, tha Blendi Gonxhja ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjatë takimit u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes Dhomave Saudite dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë në Shqipëri, me synim rritjen e bashkëpunimit mes sipërmarrjes së dy shteteve.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parajsë për taksa: 02/03/2024 08:18

    Krimin dhe korrupsionin. Ku populli ikën pa kthim. Shqipëria në shitje likujdim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë