TIRANË- Dy biznese të pezulluara dhe 2 gjoba!  Është ky bilanci i kontrolleve të kryera në terren nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Edhe pse nga vëzhgimet e kryera nga Report TV herë pas here, është vërë re se masat anti- COVID nuk respektohen, për ISHSH nga 1612  kontrolle të kryera në të gjithë Shqipërinë, ka evidentuar vetëm 4 shkelje.  

"Gjatë 24 orëve të fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1612 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë marrë 2 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve, janë vendosur 2 masa administrative.

ISHSH po intensifikon kontrollet dhe monitorimin në terren për zbatimin e masave ndaj COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social dhe higjienës si dhe bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë", shkruhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë