Gjykata e krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për sekuestro të llogarive bankare dhe çdo pasurie tjetër të kompanisë ‘Alferna’ e cila është përfshirë në kondrabandën e diamanteve në disa shtete.

Vednimi nga krimet e Rënda u dha pak ditë më parë, duke mohequr sekusteon e firmës së diamanteve.

Në kondrabandën e diamantëve ishin përfshirë katër shtete: Panamaja, ishujt Bahamas, Shqipëria dhe nga "Alenfra Shpk", kompania e tregtimit të diamanteve me seli në Kavajë për të pastruar 2 milion euro për të cilat Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sekuestron.

2 milion euro janë transferuar nga ishujt Bahamas më 23 tetor të vitit 2014, pak muaj pasi shtetasja italiane Simonetta Coniglio kish krijuar në Shqipëri firmën "Alenfra". Në këtë skemë pastrimi parash janë përdorur 3 shoqëri.

Me datë 31 tetor 2014 Coniglio ka kërkuar nga dega Kavajë, ku ka hapur llogari bankare në emër të shoqërisë “Alenfra” shpk ekzekutimin e një transferte me jashtë drejt subjektit përfitues “Kasero Gold Mining Export&Import Limited” me vendndodhje në Tanzani. Shuma e kërkuar për transfertë është 716. 930.00 USD, banka përfituese është "Eximbank" në Tanzani me përshkrimin blerje e 716.93 karat diamante.

Pas nisjes së hetimeve prokuroria ka faktuar se selia e "Alenfra shpk" në Kavajë ishte fiktive pasi poseduesi i asaj adrese qytetari A.Alia ka deklaruar se nuk e ka dhënë asnjëherë me qira objektin si dhe nuk ka asnjë njohje me shtetasen italiane.

Pas këtyre veprimeve administratorja e "Alenfra Shpk" Simonetta Coniglio ka lënë Shqipërinë pasi ka transferuar 717 mijë dollarë jashtë vendit dhe nga ajo ditë nuk ka ardhur më. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)