Dhjetë kërkesa me një vlerë deri në 400 milionë euro, duhet të përmbajë paketa e rimëkëmbjes, që sipas shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm duhet të miratohet sa më parë. Në një konferencë për mediat kreu i Shoqatës Albert Nasto paralajmëroi protesta nëse qeveria nuk reagon për 15 ditë.

Nëse vazhdon dhe qeveria nuk ndihmon rreth 80% e bizneseve do të falimentoj. Pas 15 ditësh ne do të vazhdojmë ato të drejta që na jep ligji, pavarësisht pandemisë me të gjitha format dhe mënyrat, që nga greva, protesta apo lypje në rrugët e qyteteve”, u shpreh Nasto.

Kërkesat e biznesit janë të fokusuara tek ulje taksash, falje detyrimesh dhe bonus prej 1200 euro për 6 muaj për biznesin e vogël.

“Të nxisë dhe inkurajojë sa më shpejt planin e rimëkëmbjes. Të përgjysmohen tarifat dhe taksat vendore. Të rishikohen dhe kompensohen faturat e energjisë elektrike dhe të ujit. Të hartohet një ligj për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Për të gjitha bizneset qiramarrëse që ushtrojnë aktivitet në zonat e banuara me mbi 50 mijë bankar gjysmën e detyrimit ta paguaj qeveria. Bonus mujor për punonjësit e dalë të papunë nga COVID dhe çdo pensionisti, invalidi dhe familje në nevojë. Bonus prej 1200 euro për çdo biznes për 6 muaj për të nxitur punësimin. Fond garancie për kreditimin e biznesit të vogël me interesa deri në 2%. Nisma Stop Korrupsionit  të jetë në qendër të vëmendjes. Të largohen të korruptuarit nga administrata”, ishin kësrkesat e prezantuara nga Shpëtim Agolli Kreu i Shoqatës së Biznesit në Tiranë

Shoqata e biznesit thotë se nëse këto masa nuk ndërmerren sa më parë me dhjetëra biznese do të falimentojnë, teksa thonë edhe numrin e sipërmarrjeve që janë mbyllur deri tani.

“Shira është rreth 38 mijë biznese të mbyllura deri më sot. Dhe mbi 1425 mijë të punësuar kanë dalë në rrugë të madhe”, deklaroi Nasto.

Sa i takon nismave të qeverisë për të hequr tatim-fitimin për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe vendosjen e pragut të ri të TVSH 10 milionë lekë, ata kanë dyshime se mos është premtim elektoral.

KËRKESAT E BIZNESIT

1. Të nxisë dhe inkurajojë sa më shpejt planin e rimëkëmbjes

2. Të përgjysmohen tarifat dhe taksat vendore

3. Të rishikohen dhe kompensohen faturat e energjisë elektrike dhe të ujit

4. Të hartohet një ligj për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore

5. Për të gjitha bizneset qiramarrëse që ushtrojnë aktivitet në zonat e banuara me mbi 50 mijë bankar gjysmën e detyrimit ta paguaj qeveria

6. Bonus mujor për punonjësit e dalë të papunë nga COVID dhe çdo pensionisti, invalidi dhe familje në nevojë

7. Bonus prej 1200 euro për çdo biznes për 6 muaj për të nxitur punësimin

8. Fond garancie për kreditimin e biznesit të vogël me interesa deri në 2%

9. Nisma Stop Korrupsionit  të jetë në qendër të vëmendjes

10. Të largohen të korruptuarit nga administrata