Biznesi i vogël nesër do të mbyllë qepenat në shenjë proteste ndaj TVSH

Biznesi i vogël nesër do të mbyllë qepenat në shenjë proteste ndaj TVSH

Foto Ilustruese

Albert Nasto, kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël ka lajmëruar për një shënjë proteste gjatë ditës së nesërme.
Nga ora 11:00 deri në orën 12:00 biznesi i vogël do të ulë qepenat në shënjë protestë  kundër futjes në skemën e TVSH.

Tatimet rikujtojnë se nga data 1 prill 2018 kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Çdo tatimpagues, që kryen furnizim mallrash ose shërbimesh, i cili për vitin kalendarik 2017, ka realizuar një qarkullim nga 2.000.000 – 5.000.0000 lekë, është regjistruar automatikisht nga administrata tatimore në skemën e TVSH-së.

Kjo nismë është kundërshtuar nga Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm që paralajmëron, jo vetëm falimentim të një pjesë të këtyre subjekteve, por edhe rritje të çmimeve nga ata që do të vazhdojnë t’i mbajnë hapur qepenat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë