Shtyrja e qirave, ekspertët: Vendim i mirë, por të sqarohet më tej! Biznesi i vogël: Qeveria të marrë përsipër taksat

Pezullimi i pagesës së qirasë me dy muaj për individët që kanë humbur punën si pasojë e masave kundër përhapjes së COVID-19, për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë që janë mbyllur me vendim qeverie edhe për studentët,  për ekspertët imobilar është vendim pozitiv por duhet plotësuar me aktet nënligjore. Ervin Demirxhiu thotë se duhet saktësuar se çfarë do bëhet me ata qiradhënës që qiranë e kanë të vetmin burim të ardhurash, si dhe të shpjegohet nëse do të paguhet tatimi 15% që paguajnë qiradhënësit për të ardhurat e që mbledhin nga ky zë.

Kjo iniciativë është e mirë sepse duhet bërë diçka edhe  qiramarrësin, por mos të harrojmë që duhet parë edhe ana e qiradhënësve sepse kemi shumë raste burim të ardhurash kanë vetëm qiranë, dhe nuk mund tua presim atyre të ardhurat, se me çfarë do të jetojnë ata. Duhet parë kjo shumë mirë. Mendoj se fillimisht duhet të lirohen qiradhënësit nga ky detyrim, sepse i bie që të paguajnë 15% ndërkohë që nuk marrin asgjë”, thotë Demirxhiu.

Ndërsa eksperti tjetër Lefter Sila, sqaron se zgjidhje më e mirë do të ishte reduktim i pagesës së qirasë dhe jo pezullim me dy muaj.

 “Ky vendim është thikë me dy presa pasi ka qiradhënës që me ato të ardhura jetojnë apo edhe paguajnë kredi. Duhej një ndërhyrje e tillë por zgjidhje më e mirë do të ishte pagesa e qirasë e përgjysmuar dhe pjesa e prapambetur të paguhej më pas, në bazë të marrëveshjes që mund të arrijnë qiradhënës-qiramarrës”, thotë eksperti imobilar Lefter Sila.

Edhe pse nga ky vendim përfitojnë shumë bizneset e vogla të cilat kanë ushtruar aktivitetin në ambiente me qira, kreu  i shoqatës së biznesit të Vogël Albert Nasto thotë se ngrirja e qirave nuk është zgjidhje për biznesin.

Nuk i takon as qeverisë as dikujt tjetër të futet mes qiradhënës-qiramarrës, pavarësisht se jemi në emergjencë natyrore, por duhet të marrë çdo gjë çdo taksë çdo detyrim, pasi qeveria na ka mbyllur nuk na ka mbyllur as qiramarrësi dhe as qiradhënësi”, thotë kreu i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto.

Mirëpo nga ky vendim i qeverisë nuk do të për fitojnë plotësisht këto tre kategori, pasi ato duhet të disponojnë patjetër dokumentin e kontratës së qiradhënësit dhe qiramarrësit, ku ekspreti Demirxhiu thekson se shumica e kontratave janë informale mes palëve dhe jo noteriale.

 “Kontratë me shtrëngim dore, kontratë mes palëve dhe kontratë noteriale dhe më e përdorshme është një kontratë mes palëve, jo noteriale sepse kjo e dyta ka kosto, është vetëm për objekte të mëdha apo dyqane dhe lokale”, eksperti imobilar Demirxhiu.

Vendimi i qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi dhe vjen dy ditë pasi kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të falur qiratë e banesave sociale, për  385 familje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë