Biznesi i vogël pa TVSH, eksperti: Nuk e shmang evazionin, na kthen edhe një herë në 2005-ën

Abuzimet tatimore nuk shmangen as me heqjen e TVSH-së dhe Tatimin. Në këtë përfundim ka arritur eksperti Enkelejd Dermyshi sipas të cilit nisma e qeverisë për të hequr tatimin mbi vlerën e shtuar për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë është një nismë që të kthen në vitin 2005. 

“Në momentin që krijohen fasha krijohen edhe problematikat dhe historiku ka treguar, se që nga viti 2000, kur kemi pasur ndarjen deri në 8 milionë që nuk ka qenë as subjekt i TVSH-së, dhe mbi 8 milionë që kanë qenë bizneset subjekte të TVSH-së dhe tatim fitimit. Teknikisht po kthehemi prapë në 2005, thjeshtë ndryshojmë fashën, nga 8 në 14 milionë lekë xhiro. Por ka qenë një gjë e tillë dhe nuk ka shmangur evazionin”, pohon eksperti fiskal Enkelejd Dermyshi.

Aktualisht në Ministrinë e Financave është ngritur grupi i punës për heqjen e tatim fitimit dhe të TVSH-së, për biznesin e vogël,deri në vitin 2029 dhe po diskutohen të gjitha mundësitë për të pasur një paketë fiskale sa më të zbatueshme dhe që të mos dëmtojë të ardhurat. Por për Dermyshin heqja e TVSH-së është një proces kompleks dhe me ndikim më të lartë në të ardhura.

“Sa i takon TVSH-së një politikë e mirë do të ishte ajo që do të rishikonte normat për kategoritë e ndryshme të  shërbimeve apo sektorit ushqimor. Sikurse është bërë në turizëm që ka pasur rishikohen edhe mallrat e konsumit. Pra nga 20% të rishikohen në zbritje? Jam i mendimit që të mos ketë më  fashë TVSH-je për këtë kategori e bën më të menaxhueshme edhe situatën për organet tatimore. Unë do të isha për një tatim të thjeshtë por me shkallë të ndryshme sipas llojit të aktivitetit. Pra për koncesionet, minierat që mund të kenë një fashë tjetër tatimi”, thotë Dermyshi.

Një tjetër sugjerim që bën eksperti është reduktimi i normës së TVSH-së, por që të përfshihen të gjithë bizneset, pra pa diferencime apo fasha.

“Të gjithë bizneset duhet të jenë subjekt i TVSH-së, por që të mos të ndjehet impakti në mënyrë të drejtpërdrejtë, atëherë të shohim kush janë mallrat e konsumit që nuk na reduktojnë buxhetin, por bëjnë të mundur që e gjithë hallka e ekonomisë  të jenë të tatueshme dhe të shmanget evazioni fiskal. Kemi rregulluar dy gjëra në këtë moment kemi rritur fuqinë blerëse, se ka reduktim çmimesh dhe kemi shmangur mundësitë për evazion. Të gjithë ato që operojnë nga fasha 0-14 milionë lekë nuk zhvillojë aq aktivitet deklarojnë aq sa për të mos kaluar fashën. Sektori më informal është sektori biznes i vogël”,sqaron eksperti.

Edhe pse situata e pandemisë ka goditur ndjeshëm aktivitetin e bizneseve, Dermyshi pohon se nuk është koha për të ndërmarrë nisma afatgjata, por duhet subvencionuar direkt biznesi. Por kryeministri Rama është shprehur i vendosur për të hequr TVSH-në dhe tatim fitimin për biznesin e vogël brenda këtij sesioni parlamentar.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • une: 19/06/2020 13:58

    Eksperti thot te futen te gjithe ne TVSH. Biznesi me paterica po qendron ne kemb.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën