Ndërkohë, subjektet në fjalë kërkojnë që çdo biznes që hapet gjatë vitit 2018 për dy vjet të gëzojë të drejtën e përjashtimit total nga çdo lloj takse; ulje të gjobës për mosprerjen e kuponit tatimor, nga 50 mijë lekë, që është aktualisht, në 20-fishin e vlerës së mallit për të cilin është bërë evazion. Po kështu, kërkohet heqja e pagesës për mirëmbajtjen e kasës fiskale.
Nga ana tjetër, qeverisë i kërkohet një pakësim drastik për tarifat e energjisë elektrike dhe akcizave mbi karburantin, që të bëjnë të mundur ulje të çmimit të tyre në masën 28%. Po kështu, ulje të pagesës për sigurimet personale të detyruara me 40%. Sa i përket taksës së re të pronës, pagesa për biznesin nuk duhet të jetë më e lartë se 0.07 e vlerës së objektit në pronësi të një ndërmarrjeje të vogël apo të mesme. Parashikimi në Paketën Fiskale është për një taksë me 0.15%, pra dy herë më e lartë.
d.c./shqiptarja.com









