Biznesi rrit besimin në ekonomi, por qytetaret vijojnë kursimin! Alban Zusi: Sipërmarrja po ri-përshtatet, pandemia mësim për vendin

TIRANË- Janë ulur me 8.9% blerjet e mëdha pasi qytetarët kanë më pak besim për situatën e përgjithshme ekonomike dhe gjendjen e tyre financiare. Por fundi i vitit 2020 ka qenë pozitiv për sipërmarrjet në vend, pasi sipas Bankës së Shqipërisë  në tre muajit e fundit t është rritur besimi i bizneseve në ekonomi. Kreu i qendrës së Eksporteve shqiptare Alban Zusi thotë në Report TV, se shumë biznese do ja dalin të përshtaten me realitetin e ri dhe po orientohen në tregje të tjera për të qëndruar në biznes.

“Sipërmarrësit shqiptar janë duke bërë të gjithë përpjekjet për tu ri-përshtatur, për të ri-përshtatur biznesin e tyre për të ri-orientuar tregjet e tyre, dhe besoj se brenda 6 mujorin e parë të 2021 do kenë arritur të ri-përshtaten të gjejnë vetveten dhe të ri-startojnë ndoshta jo me kapacitete maksimale por do të vazhdojnë të qëndrojnë në biznes në kuadër të një realiteti të ri”, shprehet Alban Zusi.

Për Zusin pandemia ishte një mësim i mirë që ekonomia e vendit të kalojë në prodhim dhe të mos qëndrojë e varur nga shërbimet, me turizmin fokus kryesor.

“Ne duhet të kalojmë në një ekonomi prodhuese nuk mund të jemi më një ekonomi shërbimesh. Një ekonomi tregtare nuk ka zhvillim ekonomik pa tregti pasi tregtia është në funksion të prodhimit”, tha Zusi.

Po sipas bankës qendrore rritja e besimit se situata ekonomike është drejt përmirësimit është reflektuar më shumë tek sektori i tregtisë pasi u përmirësua ecuria e biznesit, tek industria për shkak të rritjes së kontratave porositëse dhe tek shërbimet, ndërsa tek ndërtimi dhe konsumatori besimi ka qëndruar në rënie.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025