TIRANE - Përfaqësues të biznesit të cilët prej ditësh protestojnë kundër dhjetëfishimit të taksave të vendosura nga bashkia e Tiranës, u takuan këtë të hënë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Në këtë takim biznesi i paraqiti Veliajt 7 propozime për rishikimin e taksave, por pas takimit ata thanë se nuk u ra dakort për asnjërën për tyre, duke i lënë kështu derën të hapur një tjetër takimi që do të mbahet pasnesër, ose në të kundër protestave.
Në një dalje për mediat, kreu i Shoqatës së Tregtarëve Nikollaq Neranxi deklaroi se Bashkia nuk ra dakord me propozimet e tregtarëve, duke u treguar kategorike për zbatimin e taksave të reja. Me përjashtim të taksës së tavolinës, që, sipas bizneseve, Bashkia është e gatshme ta heqë. Por kjo nuk ka prekur taksat e tjera. Përfaqësuesit kanë lënë një afat të ri deri nesër, përndryshe, në rast se këto kërkesa nuk plotësohen, do të përshkallëzojnë protestat para godinës së bashkisë, të cilat kanë javë që i kanë nisur.
"Unë mendoj që bizneset e medhaja, të vogla dhe VIP-at do jenë në falimentim. Në asnjë pikë nuk ramë dakort. U tha qe ne muajin janar-shkurt do të shikojmë që mos të vëmë taksen e hapesires publike. Do shikojme qe mos heqim nje takse te tavolines per muajin janar-shkurt ose ndoshta per gjithe vitin. Nesër do mblidhemi përsëri këtu për të kërkuar të drejtat tona. Ne në fund të vitit jemi të falimentuar,'" tha Neranxi.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i biznesit, Adratik Lapaj tha se debati më i madh gjatë takimit ishte ai për taksën e hapësirës publike. "Në bashkëbisedimin tonë ne bëmë një formulë të re, shtresëzimin ose fashëzimin. Por diskutimi u la i hapur për pasnesër. Ne propozuam që nga 0-40 metra katror tarifa të qëndrojë siç ka qenë. Nga 40-80 metra të dyfishohej, nga 80-120 metra katrorë të trefishohej. Kjo është logjika . Që ata që zënë më shumë hapësirë të taksohen më shumë. Ata që zënë mbi120 metra katror të dhjetëfishohet taksa. Edhe për këtë ata ishin shumë të ngurtë, por ne ngulëm këmbë dhe u takim pasnesër" tha ai duke shtuar se biznesi u tregua mirëkuptues vetëm për dyfishimin e taksës së pastrimit dhe atë të infrastruktures arsimore.
Ora 19.30 Nis takimi i Veliajt me biznesin
Përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm kanë nisur takimin e paralajmëruar me krybashkiakun Veliaj për t'i parashtruar zyrtarisht kërkesat e tyre për rishikimin dhe uljen e taksave.
Bëhet fjalë për vendimet e taksave vendore të cilat sipas bizneseve janë 10-fishuar e që këto tw fundit janë njohur me taksat e rritura vetëm në muajin shkurt kur edhe tatimorët u kanë dërguar faturat që duhet të paguhen.
Kërkesat e biznesit u bënë publike një ditë më parë në studion e Report TV nga kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël, Nikollaq Neranxi, i cili tha se, përfshihen: Taksa e ndërtesë, taksa e truallit mbi të cilën është bërë ndërtesa, taksa e tabelës, taksa e infrastrukturës arsimore, taksa e pastrimit, tarifat e hapësirave publike dhe taksa e tavolinës.
Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, përfaqësuesit e biznesit thonë se do të përshkallëzojnë protestestat para godinës së bashkisë të cilat kanë javë që i kanë nisur.
Takimi me kryetarin Veliaj ishte parashikuar paradite, por u shty disa herë për shkak të axhendës së kryebashkiakut Veliaj.
Kërkesa e biznesit të vogël i është dërguar Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Keshillit Bashkiak, grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, të PD-së, LSI-së,PDIU-së, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, ku kërkojnë me forcë rishikimin e taksave, pasi kjo do të ndikojë në punën e tyre të përditshme.
Ja për cilat taksa kërkohet rishikim:
Taksën e ndërtesës, që të rikthehet në nivelin e mëparshëm për shkak se rritja e saj është e pajustifikueshme, cënon cdo familje të qytetit dhe cdo biznes e provokon rritjen e kostos së produkteve dhe shërbimeve.
Taksa mbi truallin të hiqet sepse është e pajustifikueshme. Bashkia nuk ofron asnjë shërbim në lidhje me këtë cështje që të justifikojë këtë taksë të re.
Taksa e tabelës të kthehet në nivelin e mëparshëm, sepse rrezikon rritjen e kostove për produktet dhe shërbimet të artikujve të shportës etj e për rrjedhojë rritjen e cmimeve për qytetarët.
Taksa e infrastrukturës arsimore të hiqet për familjarët dhe të rishikohet niveli i saj për biznesin duke e cuar në nivele të arsyeshme.
Taksa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave të kthehet në nivelet e mëparshme. Bashkia nuk ka patur përmirësime te dukshme në këtë shërbim dhe duhet të theksojmë se të gjitha subjektet tregtare paguajnë punonjës për këte shërbim.
Tarifa për zënien e hapësirave publike e cila është dhjetëfishuar, të kthehet në nivelet e mëparshme ose të indeksohet me logjikën e përdorur për rritjen e cmimit të biletës së urbanit (për vitet nga momenti i miratimit të tarifave të mëparshme e deri më sot).
Tarifa e pastrimit e cila është dyfishuar për të gjitha kategoritë e njësive të rikthehet në nivelet e mëparshme ose të indeksohet sipas llogjikës që u përdor për rritjen e cmimit të biletës së urbanit (për vitet nga momenti i miratimit të tarifave të mëparshme e deri më sot). Tarifa 2500 leke/muaj/tavoline per biznesin e vogel te hiqet.
/Shqiptarja.com

VIDEO