Biznesmeni Clark:Presim që
Kosova të lejojë investimet e huaja

Biznesmeni Clark:Presim që<br />Kosova të lejojë investimet e huaja<br>
Përfaqësuesi i kompanisë “Envidity”, Wesley Clark, ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Forumi Global i Qytetarëve. Wesley Clarka ka deklaruar se është në pritje të vendimit të institucioneve të Kosovës për lejimin e investimeve në fushën e mineraleve energjetike.

Bizesmeni është shprehur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë gjatë qëndrimit në Mal të Zi, se ka investuar në Rumani, Bullgari, ndërsa në Kosovë janë kryer disa punë fillestare sa u përket investimeve në fushën e  burimeve të qymyrit, por është në pritje të vendimit të institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, në fund të shtatorit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës pati shtyrë miratimin e kërkesës për ta pajisur me licencë Kompaninë “Envidity Energy Kosova”, për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.

“E nëse nuk e bën këtë, pra nuk arrin konsensus dhe ofron mundësi, investimet private nuk mund të vijnë. Pra, këto investime nuk ndodhën në Kosovë për shkak të reagimeve në Kuvend për lejimin e shfrytëzimit të burimeve të thëngjillit”.

Kompania "Envidity” ka aplikuar për tri licenca; sipërfaqja totale e të tri kërkesave ka mbi 3 mijë e 400 kilometra. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet t'i vlerësojë me prioritet, sepse do të punësohen 300 persona.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike