Biznesmeni grek përdhunoi të miturën shqiptare që ishte praktikante te kompania e tij, dënohet me 4.5 vite burg

Biznesmeni grek përdhunoi të miturën shqiptare që ishte praktikante te kompania e tij, dënohet me 4.5 vite burg

Foto ilustruese

Një biznesmen grek, 53-vjeçar është shpallur fajtor pasi ka abuzuar seksualisht një të mitur shqiptare, 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në vitet 2017-2018, kohën kur e mitura ishte praktikante në kompaninë e tij.

Gjykata e shpalli fajtor 53-vjeçarin greke dhe e dënoi me 4.5 vite burg.  53-vjeçari dyshohet se ka pohuar para gjykatës se nuk e dinte moshën e të miturës dhe se ajo i dukej si grua e rritur në trup dhe se marrëdhëniet seksuale kanë ndodhur me vullnetin e adoleshentes dhe se janë frekuentuar jashtë ambienteve të biznesit të tij.

Ndërsa vajza, mësohet se ka dëshmuar se është shfrytëzuar nga 53-vjeçar, i cili ka shfrytëzuar pozitën e tij, atë të një pronari. E reja fillimisht kishte hezituar të flasë për ngjarjen, por janë ngritur më pas dyshime nga prindërit e saj pasi ajo papritur nuk shkoi më në kompani.

53-vjeçari përfundimisht u shpall fajtor për abuzim me të miturin në formën e neglizhencës së vazhdueshme nga një i mitur që ka mbushur moshën 14 dhe jo 18 vjeç , me rrethanat rënduese të një personi që jep mësime për një të mitur.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/01/2023 01:01

    16 vjec dhe praktikante ne kompani??!! Dicka nuk eshte ne rregull ne kete histori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas