Biznesmeni shqiptar, Saimir Hidri, i dëbuar nga Italia me pretekstin se po propagandon pro shtetit islamik, do ta çojë çështjen e tij në Gjykatën e Strasburgut.
Këtë fakt e ka pohuar në një intervistë për Report tv i vëllai , Shkëlqim Hidri, e cili e quan të padrejtë vendimin e autoriteteve italiane për dëbimin e vëllait të tij, sipërmarrës i njohur ndërtimi në provincën e Ferrarës në Itali.
Ai është bindur se pas këtij vendimi fshihen interesa klienteliste, teksa shton se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin.
Ai shprehet se, Saimir Hidri, është një besimtar i devotshëm dhe ka kontribuar për ndërtimin e shumë xhamiave në zonën ku jeton.
Shkelqim Hidri shton se autoritetet italiane gjatë kontrolleve nuk kanë gjetur asnjë material komprometues qe e lidh të vëllanë me qarqe terroriste.
Familja Hidri i bën apel autoriteteve shqiptare të ndërhyjnë dhe të bëjnë të mundur pezullimin e vendimit për të dëbuar nga Italia familjen Hidri.
Aktualisht, Samir Hidri, ndodhet në Shqipëri në familjen e tij, ndërsa avokatët e tij në Itali po punojnë për të zgjidhur këtë çështje.
Ndërkohë një ditë më pare edhe drejtuesit vendorë të Ferraras në Itali dhe qytetarët u shprehen të habitur me vendimin e autoriteteve italiane për dëbimin e Hidrit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO