Një sipërmarrës italian ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij të parkuar poshtë banesës së tij. Ai ka kallëzuar në komisariatin e policisë se automjeti tip Mercedes Benz ka qenë i parkuar dhe kishte vetëm pak kohë që ishte parkuar nga pronari i tij. Lloji i Automjetit tip Mercedes Benz C -Class është me çelës me çip, çka do të thotë që nuk hapet lehtësisht.
E vetmja mënyrë për tu hapur është nëpërmjet kopjimi të çelsit. Sipas biznesmenit italian Andrea Oliviero, i vetmi dyshim që ai ka pasi është i vetmi vend ku ka lëshuar çelsin, është një lavazho në qytetin e Vlorës. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të kërkuar automjetin në pikat e shkrirjes së makinave, pasi dyshohet se automjeti mund të jetë shkrirë për pjesë ose mund të përdoret në ngjarje kriminale.
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com‘Unë parkova makinën si çdo natë tjetër poshtë pallatit ku jetoj prej 7 muajsh. Parkova të martën e 15 marsit dhe të mërkurën në mëngjes nuk e gjeta. Unë dyshoj disi por nuk e kam të sigurt! Mund të kenë bërë kopje të çelësit në lavazhin ku çoja makinën për ta larë. Kisha Mercedes Benz C 200 me naftë. Policia erdhi menjëherë pas denoncimit, pamë kamerat e sigurisë dhe rezulton se makina është vjedhur në orën 21:00 të mbrëmjes së 16 marsit. Po pres rezultatin e hetimeve!’- tha Andrea Oliviero.
![]()
Komente

