Biznesmeni kërcënon drejtoreshën e Open Data Albania, Brahaj: Prokuroria do të mbyllë çështjen

Biznesmeni kërcënon drejtoreshën e Open Data Albania, Brahaj: Prokuroria do të mbyllë çështjen

Arianita Brahaj

Drejtoresha e Open Date Albania, Arianita Brahaj përmes një statusi në Facebook tregon një histori kërcënimi nga një biznesmen. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt, kur biznesmeni i ka kërkuar të heqë nga të dhënat e publikuara nga Open Data Albania, pasi në të kundërt zyra e saj nuk do të ekzistonte.

Brahaj tregon se për rastin bëri një denoncim në Prokurori dhe akuzon këta të fundit se duan të mbyllin çështjen. Sipas saj, nuk mund të justifikohet ndryshe ngatërrimi i veprës penale për biznesmenin që e quan ‘trimi që nuk pyet për shtetin’ nga ”kanosje apo kërcënim për censure” në “keq përdorim thirrjesh telefonike”.

Status i plotë i Arianita Brahajt


Të vjen dikush në zyrë, të kërcënon që po nuk hoqe të dhënat transparente që lidhen me kompaninë e tij nga dataseti do të… “kjo zyrë nuk do të ekszitojë”, thërret 129 dhe Shqiponjat për ta nxjerr nga zyra. Lë punët dhe referon me shkrim pranë organit të akuzës, që dikush të bën presion dhe të kërcënon për censurë, heq të dhëna të adresës së zyrës nga ëeb faqe, vendos kamera sigurie për situata të ngjashme, merr roje për një studio pune që ska pse ta ketë një të tillë, e kupton që shteti që mbahet me taksat tona ka shpenzuar kohën e punës së tre efektivave për shoqërimin e një “trimi që spyet për shtetin”, por ama Prokruorja e cështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”. Pra një klasifikim veprimi i gabuar, Pse e bën ajo këtë. Nuk mendoj që: se kemi prokuror aq të paaftë sa të ngatarroj “shqetsimet” me “kërcënimet”, subjektin “e cilësuar” me atë “të thjeshtë”. Gjykimi im: është situatë abuzive për të “favorizuar klientin”.
Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorurët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e "privatizon" prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë.
A e ka kuptuar Vettingu këtë problemin me prokruor që klasifikojnë gabim veprën për të favorizuar me pushim të sigurt të cështjes? E kemi për detyrë tja shpjegojmë Vettingut edhe kur vjen fjala për prokuror të promovuar nga Marku e Xhafa.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/09/2018 15:00

    Kush eshte biznesmeni i forte? Perse nuk ja thua emrin? Edhe sikur lajmi mos te jete i sakte kjo quhet vetgjyqesi o Aranita -2!

    Përgjigju
  • Aranita-2: 18/09/2018 13:53

    Kjo Aranita, e ka zakon qe e tepron me te gjitha gjerat. E kam pervoje personale. Diku ne 2016 me nxorri nje lajm sikur firma ime fitonte tendera dhe ishte ne likujdim. E mora ne tel dhe i thashe veifikoje dhe terhiqe lajmin se do ti drejtohem shefave te tu (sepse drejtesia dihet mo se cpune ben). Per 10 minuta e ehoqi lajmin dhe kerkoi falje. Ama kete 10 minutesh mund ta kishte bere me perpara dhe jo pasi e kercenoa une. Prandaj une nuk e di hallin e ketij biznesmeni, por Aranita ka gabuar dhe me pare me te tilla lajme. Duhet te kete kujdes me ato qe shkruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja