Ambasada e SHBA-së, në një reagim për Shqiptarja.com ka thënë se pretendimet e ngritura publikisht nga një i ri në protestën para Kryeministrisë, për marrjen e kërcënimeve në emër të këtij institucioni, janë plotësisht të pavërteta.
Reagimi i Ambasadës erdhi përmes një zyrtari të saj, pasi protestuesi jo vetëm pretendoi për marrjen e kërcënimeve në emër të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, por iu drejtua publikisht këtij institucioni duke i thënë ‘kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Turp’.
Pyetja publike e tij për Ambasadën e SHBA-së, dukej se e forconte edhe më tej pretendimin e tij, se pas kërcënimeve të mundshme qëndronte selia e përfaqësisë amerikanë në Tiranë.
“Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull. Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen. Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga Ambasada Amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime?”, tha protestuesi gjatë fjalës së tij në tubim, ç’ka nxiti edhe reagimin e vetë Ambasadës së SHBA.
Një protestues gjatë tubimit para Kryeministrisë është shprehur se ka marrë mesazhe kërcënuese, në emër të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
“Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull. Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen. Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga Ambasada Amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime?”, tha një protestues gjatë fjalës së tij.
Komente












Bravo i qoft djalit, qe ka kurajo te dali para te gjithve te mbaj fjalim dhe te trregoj gjerat ashtu sic jan. Esht e turpshme qe nje adoleshenti ti vijne ato mesazhe vetem prej faktit qe po kerkon te drrejtat e tija.
PërgjigjuGënjeshtar ose paranojak. Gjynah !
PërgjigjuE ka gjetur mire si ti japi vetes emer,keshtu mbase e pranojne edhe ate ne grupin organizator te protestes.Cdo dite degjojme budallalleqe,po ndihet efekti i vapes???Te pakten flamingot e kane ujin ku freskohen dhe ushqehen,po ky po pervelohet nga asfalti i bulevardit pa ditur perse ka dale aty...
PërgjigjuKy plera duhet të jetë pjellë e komunizmit ku Amerikën e quanin imperialiste....
PërgjigjuLloj lloj soji e batakciu i jepin rendesi vetes se Ambasada Americans I ka kercenuar ! Cfar jane keta lampagjoze ! Turp !
PërgjigjuVapa do beje te veten...
Përgjigju