Biznesmeni Blerim Hoxha nga Malisheva e Kosovës ka blerë ekipin grek të Arisit të Selanikut, i njohur edhe në Shqipëri, pasi kanë lujatur disa lojtarë shqiptarë.

Sipas mediave në Greqi, Hoxha shpenzoi rreth 1 milion euro për ta blerë këtë klub, në të cilin synon që të aktivizojë edhe lojtarë shqiptarë.

Aktualisht ekipi i Arisit luan në Kategorinë e dytë të futbollit grek, por kosovari premton një rikthim të shpejtë dhe të fuqishëm në elitën e futbollit grek.

Lajmi ka bërë jehonë në Greqi për faktin se pronari tashmë është kosovarë.

d.b/shqiptarja.com