Një biznesmen në Sarandë është frikësuar nga një qen i rracës pastor belg që vrapoi duke iu hedhur përpara. Duke qenë se u tremb nga sulmi, biznesmeni Nexhip Sulejmani vrapoi për ta shmangur por qeni shkoi pas tij dhe e kafshoi në këmbë.

Personi që po mbante qenin mezi e mori situatën nën kontroll që të tërhiqte qenin nga këmba e biznesmenit.