Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane, pas janë kapur me kokainë. Fillimisht është arrestuar 49-vjeçari, Selim Osmani në qytezën Colle Umberto, pasi gjatë kontrollit atij iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Ai është administratori i një kompanie të quajtur ‘Carma Cucine’, që shet mobilje kryesisht për kuzhinë. Kokaina, 300 gramë, u gjet në biznesin e shqiptarit. Nëse ajo do të shitej me doza të vogla në tregun vendas, vlera e saj arrin në rreth 100 mijë euro.
Nga ana tjetër në pranga ka përfunduar edhe Fidan Muji, 34-vjeç, i cili sipas policisë italiane kishte lidhje me Selim Osmani. Ai u ndal për një kontroll në dalje të Godega. Gjatë kontrollit të dokumenteve, 34-vjeçari shfaqi shenja nervozizmi. Pas kontrollit të imtësishëm i janë gjetur 100 gramë kokainë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com