Biznesmeni vlonjat, Bukurosh Malaj, është ndarë nga jetë mbrëmjen e djeshme në spital në kryeqytet, pasi ka qëndruar për tre ditë në gjendje kome.
Ndarja nga jeta e biznesmenit ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë në një aksident, ku është përplasur me një kamion. Në momentin e aksidentit, Malaj po udhëtonte së bashku me një femër në automjet.
Familjarët e Malaj-t, i cili kishte një Fast- Food në qytetin e Vlorës, nisur edhe nga deklarimet e shoqërueses së tij, thonë se kanë dyshime për aksidentin, pasi makina e të ndjerit nuk ka asnjë lloj shenje.
Të afërmit e biznesmenit kërkojnë që çështja të hetohet dhe organet përkatëse mos ta trajtojnë ngjarjen si aksident.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com