Një tufë me dollarë fluturoi drejt policëve të rreshtuar para Kryeministrisë gjatë protestës së sotme në Tiranë. Një protestues hodhi njw tufw me kartëmonedha në drejtim të efektivëve, në një veprim që vjen pas zotimit të kryeministrit Edi Rama për t'i shpërblyer me nga 2500 euro policët që janë përballur me protestat e dhunshme.
“Merrini, merrini”, dëgjohet t'u thotë protestuesi efektivëve, ndërsa hedh paratë në ajër.
“Apo i doni në euro?”, ndërhyn një tjetër protestues, duke iu referuar shumës së premtuar nga kryeministri.
Siç shihet në video, asnjë prej policëve nuk lëviz nga pozicioni, ndërsa kartëmonedhat fluturojnë përpara tyre.
Mëngjesin e kësaj të hëne, Rama u zotua se çdo punonjës policie që është përballur me protestat e dhunshme do të marrë një shpërblim prej 2500 eurosh.









Komente
Komento