Bjellorusi/Vazhdojnë protestat kundër Lukashenko-s! Presidenti me antiplumb dhe Kallashnikov (VIDEO)

Dy javë pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, ende vazhdojnë protestat kundër regjimit të Lukashenkos.

Demonstruesit marshuan në kryeqytetin Minsk dhe pranë rezidencës presidenciale, duke i kërkuar atij të largohet nga pushteti pasi, sipas tyre ai ka manipuluar zgjedhjet.

Ndërsa vendin e kanë përfshirë kaosi dhe protestat, presidenti Lukashenko është shfaqur me antiplumb dhe Kallashnikov teksa zbret nga helikopteri i tij dhe takohet me ushtarë që ruajnë rezidencën e tij.

Ndërkohë, ditën e djeshme me dhjetëra punonjës televizivë, gazetarë dhe teknikë studio, dhanë dorëheqjen nga mediat shtetërore të Bjellorusisë dhe më pas u zëvendësuan me gazetarë rus.

Sipas mediave, të cilat shfaqën pamje të studiove televizive bosh, gazetarët e dorëhequr numërohen në 17, ndërkohë që shumë të tjerë janë duke dhënë dorëheqjen.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko me kallash në dorë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)