Mbretëresha e re e Australian Open është Arina Sabalenka. Bjellorusja 24-vjeçare mundi në finale Elena Ribakina në tre sete. 4-6, 6-3 dhe 6-4 dolën setet e duelit, me Ribakinën që nuk mbajti avantazhin e setit të parë.
Tenistja nga Kazakistani e nisi mirë finalen duke fituar setin e parë 4-6, teksa vinte si triumfuesja në fuqi e Wimbledonit. Dueli ishte interesant dhe i luftuar për 2 orë e 28 minuta.
Në setin vendimtar loja ishte e ekuilibruar, me Ribanika që rezistoi dhe anuloi 3 "match point". Sabalenka fiton 6-4 dhe gjithë ndeshjen 2-1, duke bërë të sajin trofeun e Australian Open. I pari Grand Slam në karrierë për 24-vjeçare nga Minsku.