Jannik Sinner fitoi titullin Grand Slam dhe këtë e bëri në Australian Open, duke mundur të dielën e shkuar rusin Daniil Medvedev. Për mediet, 22-vjeçari nga Italia ka thënë se shembulli i tij është ai i Roger Federer. Kështu, i riu bëhet 'ikonë' për Italinë, ndërsa i ati ka folur për kulturën e tij të punës, që e ka mësuar që në vegjëli.
"Nuk e di nëse do të mund ta thyej ndonjëherë rekordin e Djokovic në Australian Open, ai ka fituar 10 tituj këtu. Më duket e vështirë, nuk e besoj se mund ta arrij. Unë për momentin jam shumë i lumtur që po mbaj në duar trofeun e parë.
Momenti që brezi i ri të marrë në dorë botën e tenisit? Nuk mund të flas me siguri nëse ka ardhur momenti për t’u shprehur me siguri mbi këtë temë pasi e ardhmja nuk parashikohet.
Jam i lumtur që jam pjesë e brezit të ri, tenisit i duhet dhe ka nevojë për ndryshimin e gjeneratave. Modeli im? Ka qenë gjithmonë Roger Federer. Jo vetëm për klasin e tij në lojë, por edhe për mënyrën se si ai e prezanton veten”, u shpreh Sinner.
Falënderimi i parë, pas triumfit në Australian Open shkoi për prindërit e tij, të cilët i lanë lirinë për të zgjedhur. Fjalë që do të kenë habitur dikë, sigurisht jo ata që janë përfshirë drejtpërdrejt, si përshembull i ati i 22-vjeçarit.
“Ai është i tillë, kulturën e punës, angazhimit dhe përulësisë e ka mësuar qysh herët”, ka thënë Hanspeter Sinner, babai i Jannik. Janë të pakta fjalitë që mund të thuhen, gjëja e jashtëzakonshme që ndodhi të dielën në Melburn nuk i prishi zakonet dhe jetën e familjes Sinner. Puna e përditshme, në fakt po i thërret.
I SIGNORI SI NASCONO ...E JANNIK SINNER E GIA UN SIGNORE
Përgjigju