Urimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria ditën e djeshme është përshëndetur edhe nga ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. Në një postim në rrjetet sociale, Blair teksa e ka vlerësuar marrjen e statusit si një hap drejt anëtarësimit të Shqipërisë në unionin evropian, thekson se marrja e statusit është shenjë e progresit të bërë si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.
Ish-kryeministri britanik ndër të tjera ka cilësuar si fantastike edhe takimin e dytë të zhvilluar javën e kaluar me kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij qeveritar.

Tony Blair është njëkohësisht edhe këshilltar i qeverisë “Rama”, ndërsa javën e kaluar, ish-kryeministri laburist britanik zhvilloi mbledhjen e dytë informarle me qeverinë shqiptare, mbledhje kjo e cilësuar si fantastike si nga kryeministri Rama, ashtu edhe nga vetë Blair.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tony Blair në Tiranë, mbledhja e dytë me qeverinë Rama