Blatter deklaron: Nuk kam dhënë
dorëheqjen nga presidenca e FIFA

Blatter deklaron: Nuk kam dhënë<br />dorëheqjen nga presidenca e FIFA
Me të vërtetë e bujshme deklarata e Sepp Blatter i cili thotë se nuk ka dhënë kurrë dorëheqejen nga posti i Presidentit të Fifa-s. Nëse më parë dicka e tillë mund të hamendësohej nëpërmjet ndonjë mesazhi që duhej lexuar mes rradhëve, tani fjalët e Sepp Blatter për të përditshmen zvicerane “Blick” konfirmon gjithçka. 

79-vjeçari ka deklaruar: “Nuk kam dhënë dorëheqjen, kam vënë mandiatin tim në dispozicion të një Kongresi të Jashtëzakonshëm”. Natyrisht që diçka e tillë nuk është e njëjta gjë me dorëheqjen. Marsh pas i pabesueshëm"

Në 2 Korrik me Fifën e tronditur nga skandali i korrupsionit pas aksionit të FBI dhe arrestimit të disa zyrtarëve të lartë, Sepp Blater lajmëroi lamtumirën nga Fifa vetëm 4 ditë pasi ishte rizgjedhur në postin e presidentit.
 
Nuk bëhej fjalë për një ndarje të menjëhershme, pasi u vendos që një Kongres i jashtëzakonshëm që do të mblidhet në 20 Korrik që të vendoste se kur do të votohej për presidentin e ri, me shumë mundësi në mes të Dhjetorit. Pra Blatter mbetet në detyrë deri në atë kohë.
 
Duket diçka e vështirë që Blatter të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, pasi duket se tani nuk gëzon më favorin e mazhorancës në brendësi të Fifas, por tani për tani ,sidoqoftë numri 1 i futbollit botëror në mandatin e tij të 5-të radhazi nuk ka ndër mend të tërhiqet dhe në deklaratën e tij të fundit duket se premton betejë ndërsa deklaroi në hapjen e punimeve për një muze të Fifas që do të jetë gati në vitin 2016. “Për mua ky muze është një vepër dashuria. Mos më keqkuptoni, nuk jam ende gati për tu bërë pjesë e muzeut, qoftë edhe si një statujë prej dylli”.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet