Blatter:Futbolli s'duhet të përdoret 
për politikë, vendimi më 23 Teto

Blatter:Futbolli s'duhet të përdoret <br />për politikë, vendimi më 23 Teto
Dy organizmat e futbollit botëror, FIFA dhe UEFA dënuan ngjarjen e dhunshme në fushën e blertë dhe bënë thirrje që politika të mos ngatërrohet me sportin. Sakaq, zëdhënësi i UEFA-s Petro Pinto tha se kanë nisur hetimet dhe pasi të dyja palët të paraqesin provat e enjtja tjetër do të jetë vendimtare për të përcaktuar se cili nga ekipit do të marrë fitoren, por edhe masat ndëshkimore ndaj tyre. 

....
Gati 14 orë pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri për shkak të dhunës, vjen edhe qëndrimi i parë nga autoritetet më të larta botërore të futbollit. Presidenti i FIFA-s Josef Blatter ka përcjellë mesditën e sotme mesazhin e fortë se futbolli nuk duhet të përdoret për mesazhe politike. Duke reaguar për ndeshjen Serbi-Shqipëri, Blatter shkruan në rrjetin social “Twitter” se dënon me forcë atë që ndodhi në stadiumin “Partizani" të Beogradit. 


E megjithatë Shqipëria dhe Serbia i kanë sytë nga UEFA në pritje të vendimit për rezultatin e ndjeshjes dhe masat disiplinore për sfidën e mbrëmshme. Autoriteti më i lartë botëror i futbollit pritet të shprehë qëndrimin në fillim të javës që vjen.

Por polemikat nuk kanë munguar. Ndër të parët që kanë reaguar është edhe futbollisti David Beckham i cili duke iu kundërpërgjigjur Blatter-it thotë se “mendoj se çdo gjë që ju thoni duhet të dënohet gjithashtu”.

blatter

Zëdhënësi i UEFA-s, Pinto: Skenat e mbrëmshme të pajustifikueshme 
Zëdhënësi i UEFA-s, Pedro Pinto përmes rrjetit social ‘Twitter’ shprehet se futbolli supozohet të bashkojë njerëzit dhe loja nuk duhet përzierë me politika të çdo lloji.
 
Ai cilëson skenat e mbrëmshme si të pajustifikueshme.
 
Gjithashtu Pinto shprehet se Presidenti i UEFA-s, Michel Platini është thellësisht i shqetësuar për ngjarjet mbrëmë në Beograd.
 
“Presidenti Michel është thellësisht i shqetësuar për ngjarjet në Beograd mbrëmjen e kaluar. Futbolli supozohet të bashkojë njerëzit dhe loja jonë nuk duhet të përzihet me asnjë lloj politike. Skenat mbrëmjen e kaluar janë të pajustifikueshme.” – shkruan Pinto në ‘Twitter’.

Delegati i UEFA-s: E kemi parë atë që ndodhi, ishte për keqardhje 
Harry Been, delegat i UEFA-s në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian të futbollit, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë,  ka thënë se situata e djeshme  është për keqardhje.

“Ne kemi një situatë për keqardhje, për të cilën ne do të raportojmë, zyrtarët e UEFA-s që ishim këtu, unë dhe këshilltari i sigurisë.  Rrethanat ishin të tilla sa që ne nuk kemi mundur ta vazhdojmë ndeshjen. Të gjithë e keni parë se çka ka ndodhur dhe unë nuk mund të komentoj për atë se kush duhet të fajësohet për atë që ka ndodhur. Unë do të raportoj së bashku me kolegët e mij në UEFA dhe ajo do të vendosë se çka do të ndodhë më tej”, tha Harry Been, në një konferencë për gazetarë në Beograd.

Takimi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë në minutën e 42-të.

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të Grupit i kualifikues të Kampionatit Evropian të Futbollit, që mbahet në vitin 2016 në Francë.  Gjyqtar i takimit ishte anglezi, Martin Atkinson.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji