Blatter kërcënon Platininë: UEFA 
 më urren, unë fal por nuk harroj

Blatter kërcënon Platininë: UEFA <br /> më urren, unë fal por nuk harroj
“Ka një urrejtje që nuk vjen vetëm nga një njeri por nga një organizatë që është UEFA e cila nuk e ka kuptuar që në 1998 unë jam bërë President”.Një ditë pas rizgjedhjes në krye të FIFA-s Sepp Blatter sulmon Platininë që e kundërshtoi fort pas skandalit të korrupsionit. Në mënyre polemizuese Blatter thotë: Unë jam i gatshëm të fal gjithë botën por ama nuk harroj”.

Në intervistën dhënë televizionit zviceran RTS kreu i FIFA-s sqaron se do vijojë të ketë komunikim me Platininë dhe sulmon SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

“Shtetet e Bashkuara dhe Anglia ishin kandidate për të pritur Kupën e Botës deh humbën. Unë them që sulmet e tyre ndaj meje nuk ishin rastësore”.
 
Por pas rizgjedhjes Blatter ka marrë edhe mesazhe inkurajuese siç ishte telegram I Presidentit rus Putin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë