Blatter nuk tërhiqet nga gara:S'jam
 përgjegjës për skandalin në FIFA

Blatter nuk tërhiqet nga gara:S'jam<br /> përgjegjës për skandalin në FIFA
Është hapur Kongresi i 65 i FIFA-s për zgjedhjen e Presidentit të ri. Në fjalimin hapës, zvicerani Blatter nuk kishte si të shmangte skandalin e korrupsionit që përfshiu institucionin që ai drejton.

Blatter ka deklaruar se nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe se të tjera lajme të këqija do të pasojnë në ditët në vijim duke paralajmëruar se furtuna nuk ka mbaruar. “Unë nuk jam aspak përgjegjës për atë që ka ndodhur. Ne duhet që të fitojmë sërish besimin e humbur ndaj FIFA-s.

Historia që ka shpërthyer është në zhvillim dhe të tjera detaje do të zbulohen në ditët në vijim. Futbolli nuk mund të bëjë përjashtim në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë FIFA do të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet që të korruptuarit të kapen dhe të dalin para drejtësisë.

Edhe në futboll, ashtu si në shoqëri, ka të korruptuar. Fatmirësisht këta janë një pakicë. E di se shumë njerëz më cilësojnë mua si përgjegjës pas këtyre skandaleve, por pavarësisht ne nuk mund të monitorojmë gjithçka, në çdo kohë” tha Blatter.

 Blatter duket i sigurt në rrugën drejt mandatit të pestë, por i ka të gjithë kundër. Megjithatë Princi Ali, apo autoritetet duket se do të bëjnë surprizën.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?