Bledar Devolli dhe Shpëtim Duro firmosin jashtë Shqipërisë

Bledar Devolli dhe Shpëtim Duro firmosin jashtë Shqipërisë

Shpëtim Duro dhe Bledar Devolli

Bledar Devolli dhe Shpëtim Duro kanë gjetur akordin dhe janë pranë prezantimeve jashtë Shqipërisë. Dy trajnerët do rikthehen në kampionate të njohura për ta, aty ku kanë qenë më herët. Devolli do trajnojë sërish Drenicën në Superligën e Kosovës, ndërsa Shpëtim Duro do jetë pjesë e Strugës në Maqedoninë e Veriut.

Duro do rikthehet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por këtë herë si trajner i Strugës. Ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës duket se ka gjetur akordit me skuadrën shqiptare që kryeson kampionatin maqedonas.

Struga e nisi mjaft mirë sezonin duke patur një ecuri mbresëlënëse në fazën e parë. Në javët e fundit skuadra strugane ka pësuar rënie të lirë, duke barazuar në tri ndeshje radhazi. Fitorja e parë për vitin 2023 nuk ka ardhur ende.

Nga ana tjetër Bledar Devolli do rikthehet te Drenica pas dy sezonesh, skuadër kjo që renditet në vendin e fundit në Superligën e Kosovës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat