Bledi Çuçi letër ILD dhe KLGJ për gjyqtarin e Administratives, Elidon Papazisi: Vendimet e tij po pengojnë aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u ka dërguar një letër ILD dhe KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër Elidon Papazisi në lidhje me disa vendime për të cilat thotë se është bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”.
Në letrën e Ministrit thuhet se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime të atilla, që në analizën dhe vlerësimin e strukturave te Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.
“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”, nënvizohet në letrën e ministrit Çuçi, për një nga vendimet.
Ministri i Brendshëm u kërkon autoriteteve të gjyqësorit të marrin në shqyrtim dhe inspektojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjyqtarit, të cilët lënë vend edhe për dyshime se kanë pasur prirje në favor të interesave klienteliste.
Ekspertët juristë të Ministrisë së Brendshme do të shqyrtojnë me përpikmëri çdo vendim të marrë nga çdo gjyqtar në lidhje me këtë aksion, nëse do bien ndesh me parimet e drejtësisë dhe që bëhen shkas për nxitjen e paligjshmërisë nga shtetas të ndryshëm.
Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj të varësisë janë të vendosura për të vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit, për të ndërtuar një Shqipëri me territor dhe mjedis më të mbrojtur dhe më të sigurt për të gjithë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimet/ Qeveria shkarkon Dallëndyshe Bicin nga IKMT 6 muaj pas emërimit, rikthehet Ajet Zyberi! Ish-deputeti Xhindi largohet nga 'Illyrian Guard'
20 Dhjetor, 12:26
-
Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e vjetër e Babrroit (VIDEO)
13 Dhjetor, 14:48
-
Drafti i PS-së/ Falen gjobat e 'Covid-19' dhe të ndërtimeve pa leje në zonat rurale të vendosura nga 1 janari 2015 - 30 nëntor 2024
5 Dhjetor, 15:10
-
PS propozon falje gjobash për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Opozita bllokon foltoren, tensione në kuvend! Bardhi: Gënjeni! Manja: Kemi votat, e kalojmë këtë muaj
5 Dhjetor, 10:56
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor, 15:00
-
Lungomare 3, shemben 30 lokale e restorante pergjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë
13 Nëntor, 16:50
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor, 17:05
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor, 10:23
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Njëri akuzohet se shiste drogë dhe tjetri se lejoi ndërtimet pa leje, AMP pezullon 2 oficerë policie në Fier dhe Berat
2 Tetor, 08:51
-
Nis reahabilitimi i hyrjes së Shkodrës! Shemben 21 shtëpi e lokale si dhe 50 baraka të romëve
16 Shtator, 12:23
Uauuuuuu. Nje gjyqtar si z. Papazisi, i shkelqyer ne universitet dhe magjistrature, dhe po ashtu ne kryerjen e detyres, qenka bere pengese per abuzivizmin e ekzekutivit. Dhe kete e paskan evidentuar ekspertet e tipit koklope injorante apo qaftrashe e sylesh si Tonin Vici Lleshi apo preshi. Cfare skandali! Edhe kane guzim dhe flasin publikisht. Bravo Elidon, nuk ta paskan gjetur anen akoma. Po kujdes se do te te fodasin fort. I shkreti, eshte dhe me PSne pale.....
Përgjigjuik ore larua i mutit kap ata qe vrasin perdit e ikin ne drejtim te pa ditur meresh me hallexhinjt qe bejn nanje biznes te ushqejn femijet ben sikur coc ke ber esht ber shqiperia si ne siri .Tu shemtua vendi ty qe e ke gjith plehra pse si nxjer policet te mbledhin plehrat me mir se pun tjeter sdin te bejn te mbledhin plehra e te shkaterojn ndertime ate din te bejn dhe te marin nanje lek ata plehrat qe bejn pazar me jetet e njerzve dhe mos bej sikur sdi gje qe marin lek se ska mundesi qe ne tiran i kapin te gjith kush vret ne vlor skapet asnje
Përgjigju