Përveç Monikës, Tedit, dhe atij sekretarit që Ilir Meta e përdorte si shofer, arrestimi i ish-presidentit ka tronditur dhe analistët e mbrëmjeve të vona.
Kanë që dje në darkë, që janë të shokuar, pse Ilir Metën e arrestuan duke e tërhequr zvarrë. Me sa duket, prisnin që Ilirit t’i shkonin në zyrë me një tufë me lule dhe t’i kërkonin me mirësjellje që t’i ndiqte në Polici.
Vetëm se vjen një moment i tmerrshëm për ta dhe mediat ku punojnë, që ua kyç gojën. Është ai momenti kur fillojnë dhe dalin faktet e dosjeve korruptive.
Aty ata fiken dhe pastaj njësoj si në këtë rast, merren jo po pse e tërhoqën zvarrë, jo po e kishin goditur pak në kokë, jo po ata socialistët i kanë arrestuar më me butësi etjera si këto.
Se pse e bëjnë ata këtë mbrojtje të neveritshme dhe këtë përpjekje për të devijuar debatin, për politikanin simbol të korrupsionit, kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar.
Është gjëja më e paktë që mund të bëjnë për të fundja, se ka vite që i “dorovit”.
Por këtij momentit nuk i shpëtojnë dot, provat, faktet, aferat korruptive, të cilat ata as guxojnë t’i shikojnë me sy, larg qoftë t’i botojnë apo t’i përmendin.
Ndaj mos u habisni fjala vjen, nëse sot në mbrëmje do të shihni ndonjë emision me titull “Si u rrëmbye Ilir Meta”, apo “Pse Edi Rama e do në burg Ilir Metën”, apo akoma më tej, “Si e paralajmëroi Edi Rama arrestimin e Ilir Metës”.
Vetëm asaj, dosjes me fakte, se si Ilir Meta kërkonte vetëm me një dorë 200 mijë euro, apo se si Monika Kryemadhi, vetëm për gjysëm ore harxhonte 12 mijë euro për rroba, apo si ka harxhuar qindra mijëra të tjera për të rregulluar buzët, vetullat, hundën, gjoksin e kështu me radhë, ata do t’i rrinë larg.
Por qajuani hallin dhe mos i merrni shumë seriozisht, as mos i urreni apo përçmoni! Nga halli e kanë dhe ata, nuk është e pakët ajo që u ka ndodhur!
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
Me ne fund nje gazetar I vertete,demokrat dhe qytetar!
Përgjigju