ITALI- Një shqiptar 35-vjeçar në Caserta të Italisë është arrestuar për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërimi.
Ai e kishte blerë vajzën për 500 euro nga një prej bashkatdhetarëve të tij dhe e detyroi atë të prostituonte veten në qytetin italian. E vetmja kohë ku vajza mund të dilte nga shtëpia ishte kur prostituonte në rrugë. Pjesën tjetër të kohës ajo rrinte e mbyllur në një apartament pa ushqim me ditë të tëra dhe flinte në një banjë të vogël.
Gjatë hetimit, agjentët e policisë në Itali kishin zbuluar se vajza, gjithashtu një shqiptare, jetonte në kushte shumë të këqija. Ajo ishte e detyruar të flinte në një banjë të vogël dhe shpesh lihej pa ushqim me ditë të tëra dhe detyrohej të bënte punët e apartamentit. Kur u përpoq të rebelohej, të refuzonte të prostituonte veten, ajo u kërcënua me vdekje. Ajo nuk mund të linte shtëpinë, përveç se kur ishte shoqëruar në vendin që djali kishte blerë për t'a takuar me meshkuj të tjerë. Të gjitha të ardhurat përfunduan në xhepin e kriminelit, i cili e shoqëronte dhe kontrollonte vazhdimisht për t'u siguruar që ajo bënte prostitucion.
Arrestimi i tutorit 35 vjeçar u krye gjatë operacionit të koduar, “Uti dominus”, ku u zbulua se shqiptari ishte pjesë e një grupi që rekrutonte gra të reja të huaja për të prostituar në rrugë.
Emer ka ky skllaveruesi tutor?
Përgjigju