Blendi Fevziu, Bunk’Art dhe autocensura për të mos bezdisur Berishën 

Blendi Fevziu, Bunk’Art dhe autocensura për të mos bezdisur Berishën 

Blendi Fevziu duke prezantuar Bunk'Art 2

Gazetari Blendi Fevziu i dedikoi të martën 45 minuta të programit të tij Opinion muzeut Bunk’Art2, të cilin unë e kam ideuar dhe realizuar në bunkerin antiatomik të Ministrisë së Brendshme. Një reportazh që me kërkesë të tij e autorizova dhe për të cilin vura në dispozicion një guidë të jashtëzakonshme, atë që ka qenë roja e bunkerit që nga kohët e ndërtimit të tij dhe që sot punon në muze si përgjegjës i mirëmbajtjes dhe i sigurisë. Mund të ishte një faqe interesante e gazetarisë historike, nëse Blendi Fevziu nuk do të kishte treguar gjatë gjithë kohës konfuzion, i paqartë nëse do fliste për bunkerin apo për muzeun, gjithnjë aty aty, mes, të tregojë apo të mos tregojë. Duke filluar që nga emri i kuratorit të Bunk’Art: Emrin tim. Fevziu vendosi ta censurojë dhe është njësoj sikur vendos të prezantosh një libër, por pa cituar autorin. Jo se emri im është i rëndësishëm në krahasim me vlerën e muzeut, por është dinamika që gjendet brenda këtij akti banal censure që frikëson. 

Eshtë e njohur që prej vitesh unë etiketohem nga Sali Berisha dhe nga klani i tij me çdo epitet të imagjinueshëm. Mes fajeve (politike) që më vihen në kurriz, është edhe ai i të qenit autor i dy muzeumeve Bunk’Art. Në shtator të 2015 muzeu, akoma në fazë ndërtimi, u sulmua dhe u dogj nga turma e berishianëve, me doktorin që ishte aty me dy gishta drejt qiellit ndërsa flakët përpinin kupolën prej cementoje. Ajo kupolë është i vetmi bunker fals i Shqipërisë, por është edhe i vetmi që pësoi një sulm të vërtetë të armatosur. Zjarri i ndezur me kopertona makinash, në realiteti hapi vetëm dy vrima të mëdha në strukturë, që unë vendosa të mos i riparoj, duke treguar me atë çarje një tjetër shenjë të memories. Pikërisht përballë atyre dy vrimave Fevziut nisi t’i mbahet goja, fillimisht duke i cilësuar si “hapje për të futur dritën” dhe më pas duke shmangur të qartësonte origjinën e tyre të vërtetë. Ja pra, edhe censura e emrit tim, është pjesë e të njëjtit siklet: Mos bezdisja e Sali Berishës. Mos sikletosja e kapos.  

Të fshish emrin e autorit nga përshkrimi i një vepre është arti në të cilin janë përpjekur të gjithë diktatorët, kudo në botë dhe në çdo epokë. Edhe në kohën e Enver Hoxhës fshiheshin nga fotot zyrtare të librave të historisë fytyrat e shokëve që ndërkohë ishin bërë armiq. Brenda Bunk’Art2 është një dhomë e dedikuar kësaj metode të propagandës enveriste, çuditërisht një nga të pakët që Fevziu e shmangu ta tregojë. Bashkë me atë të bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Por, nëse një akt censure merret me mend në kohët e regjimit, është totalisht i pakuptueshëm në mes të demokracisë. Fakti që një gazetar, edhe i njohur si Fevziu e ka ndjerë për detyrë të autocensurohet për të mos bezdisur (apo armiqësuar) Sali Berishën, e krijon fare qartë idenë se sa frikë akoma shkakton ai njeri dhe sa pushtet negativ ai lëshon ndaj kujt vërtitet rreth tij. Në një intervistë në Report TV të pak ditëve më parë, Bamir Topi (që e njeh shumë mirë ish-kryetarin e tij), përshkroi në mënyrë ekzemplare fenomenin: “Ky individ (Berisha) nuk ndejti për të mbyllur ciklin e tij, ka klonuar edhe 100 të tjerë. Sheh sot njerëz që kanë mbaruar universitete që varfërojnë fjalorin e tyre dhe e sinkronizojnë me fjalorin empirik të Sali Berishës, atëherë ku është shpresa?''  

Si kurator i muzeut (dhe si gazetar me eksperiencë të gjatë) do të kisha shumë kritika për të bërë për sipërfaqësinë dhe pasaktësinë me të cilën u përshkruan mjediset e bunkerit dhe instalacionet në të, por nuk kam qëllim të bëj polemikë për këtë gjë. Prej vitesh jam përballur me një gazetari që nuk i pëlqen detajet dhe me gazetarë që nuk përgatiten para se të dalin në transmetim. Është gazetaria moderne 3.0 e përbërë më shumë nga perceptime se nga substancë, e veshur me tituj bombastikë më shumë se nga fakte. Por ajo që më habit në fakt është se edhe përballë kësaj sipërfaqësie të nxituar, Blendi Fevziu e gjeti kohën të mendojë për censurën. Mesa duket është një mekanizëm që i ndizet automatikisht, i stërvitur në qindra emisione televizive në të cilat shpalos të njëjtën sjellje, në mes të asaj që thotë dhe nuk thotë. Ai neutralitet fals që demaskon militantin kur dëshiron të duket i pavarur, por në të vërtetë e di shumë mirë kë të godasë dhe kë jo. Gjithnjë i vëmendshëm për të mos bezdisur asnjëherë atë që mund ta dëmtojë, sidomos kur ka përballë ish-liderin tashmë të marrë fund, por që arrin akoma të frikësojë dhe të klonojë njerëz.

 Sulmi kundër Bunk'Art nga militantët e Sali Berishës në shtator 2015

xy/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arian: 10/03/2023 20:23

    Saliu, ai qe hyri ne xhami me Xhejms Beiker dhe tha "Rrofte Zoti"!! Vrasesi qe me 21 janar, tha ne tv se "...une pash me qindra dhe mijea qyttar qe po vraponin me shpetue kryministrin.."!! Blendi Fevziu, qe tere kohen emisionin e tij, duke u perpjekur te jete "interesant" stil Mehmet Ali Birand perpiqet te hedhe bomba mediatike gjithnje duke fshehur shume gjurme dhe duke na bere presion me kohen ne dispozicion. A thua se na hiku treni i fundit i ketij vendi tashme pa hekurudha. Arian Cani qe edhe midis tre ujqerve nga Shijaky, Fieri dhe Cerriku ka gjithnje nje moment te sakte kohor per...te kapur mizen ne ajer. Mona qe deklaroi midis te tjerash se "ne qeverisjen e Ilir Metes, u kthyen mijera emigrante sepse u rrit niveli i jeteses ne Shqiperi"! Nje Dan, vret e plagos gra me kronometrizim perfekt dhe egoizem budallai absolut. Si gjithnje, pas cdo aksidenti prej idioti me makine luksi gjendet nje njezet vjecar. Alibeaj kryetar por Luli duhet te firmose. "- Keshtu sic po shkon, nje dite une do te vij ne funeralin tend i dashur Sandro Carlo, i forte je per Zotin dhe per kete te falenderoj!

    Përgjigju
  • SABRI A. XHEBEXHIU: 09/03/2023 15:17

    bravisimo nje shkrim i sakt ne fakt ai ska klonuar njeqint por te gith faren e tij ..politikan qe i sheh vetem ne muzgjet e mesjetes

    Përgjigju
  • Allo: 09/03/2023 12:19

    Bravo Karlo.. je me te vertete nje profesionist qe merr persiper te demaskosh masken e ketyre plehrave. Dy fjalite e fundit e bejne kete ne menyre perfecte. Bravo edhe per qartesine e argumentave edhe ne debatet televizive. Pavaresisht se nuk jane ne gjuhen tende ti prape i dominon.

    Përgjigju
  • Liria: 09/03/2023 12:14

    Fevzo eshte bias, i duket se po i rreshket toka nen kembe me rrezimin e Berishes, por duket se ka nje aresye per kete.

    Përgjigju
  • Isa: 09/03/2023 11:34

    Respekte pa fund per shkrimin e goditur Fevziu eshte eshte pasuruar nga Berisha dhe nuk e kafshon doren qe e ushqen Fevziu eshte bashkimi I pa ndergjegjshem I molekulava shkerdhate qe me pune vullnetare ndertuan Fevzon

    Përgjigju
  • wudi: 09/03/2023 10:50

    Pershendetje Zoti Carlo, perçoje shqipen se mullar Blendi mullar ishte dhe mullar mbeti, pamveresisht briskut te rrojes!

    Përgjigju
  • Besa: 09/03/2023 10:41

    Fevziu edhe intervistat i ben sikur eshte ne lokal per kafe.Emisioni i tij eshte bere bajat.Servil dhe megalloman

    Përgjigju
  • Dakord: 08/03/2023 18:32

    E kush është Fevziu??? Një sahanlëpires. Në fillim mendova që as ja vlen të merresh me të, por pastaj u binda që ke të drejtë që e ke shkruar sepse fevziu është megalloman dhe do t'i djegë ky artikull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës