Blendi Klosi: Frika nga ligji i
Vettingut po mban PD në çadë

Blendi Klosi: Frika nga ligji i<br />Vettingut po mban PD në çadë
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i është përgjigjur nga Fieri kërcënimeve të kryetarit të PD, Lulzim Basha, lidhur me protestën e opozitës që po zhvillohet prej 7 ditësh në Bulevard. 

Klosi tha se PD ka zgjedhur të ngujohet në çadër nga frika e ligjit të Vettingut. 

“Opozita të mos i trembet reformës në drejtësi. Sikur vetëm një shembull të marrim meqë dje miratuam ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Po mbrohet një drejtësi që s’ka dhënë asnjë vendim pro fëmijëve që shfrytëzohen në rrugë. Fatkeqësi që opozita nuk ishte pjesë e miratimit të ligjit dje. Po bëjmë reforma, po drejtësia është kryereforma. Për realizimin e reformave duhet të funksionojë drejtësia”, u shpreh Klosi.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i bëri thirrje opozitës të kthehet në parlament për të votuar reformat, ndërkohë që deklaratat e kryetarit të PD-së ai i cilësoi bllokuese për procesin e miratimit të reformave si dhe destabilizuese për vendin.

Shërbim për çdo qytetar në nevojë, mirëqenie për çdo shqiptar është misioni ynë. Opozita të dalë nga çadra, të mos i trembet reformës në drejtësi, t’i bashkohet reformave që shkojnë për shqiptarët”, theksoi Klosi.

Këto deklarata Klosi i bëri gjatë nënshkrimit të paktit të Mireqenies Sociale me kryetarët e bashkive të qarkut Fier dhe Lushnje. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)