Blendi Klosi për fasonerinë: Koha
që të kalohet në “Made in Albania”

Blendi Klosi për fasonerinë: Koha<br />që të kalohet në “Made in Albania”
Për herë të parë, në vendin tonë do të hapet një kurs i mirëfilltë profesional për formimin e modelistëve të këpucëve.

Kjo do të bëhet e mundur falë programit italo-shqiptar të konvertimit  të borxhit italian (IADSA) dhe do të realizohet nga bashkëpunimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me Rajonin Marche të Italisë, nëpërmjet projektit “Fashion VET-AL”, që do të zgjasë për 2 vjet. Faza e parë e këtij projekti ka nisur të zbatohet dhe tashmë janë gati ambientet e reja të pajisura me bazën e duhur mësimore, sipas standardeve më të mira europiane.

klosi

Ministri i Mirëqënjes Sociale e Rinisë, Blendi Klosi dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillio kanë inauguruar sot ambjentet e reja të shkollës profesionale teknike, në të cilën do të jepen kurse profesionale për modelim këpucësh në një laborator të ri.

Në fjalën e rastit, Ministri i Mirëqënjes Socialiale, Klosi tha se me hapjen e kurseve të tilla, tashmë ka ardhur koha që kompanitë që ushtorjnë aktivitet në këtë fushë të mos mbeten më në kuadrin e fasonëve, por të kenë prodhim “Made in Albania”.

Ai ka shtuar se, shkollat profesionale duhet që të rrisin bashkëpunimin e tyre me biznesin.

klosi
 
Është një punë disamujore e MMSR-së dhe Ambasadës Italiane për të realizuar nëpërmjet projektit IADSA një laborator shumë interesant në vendin tonë, një laborator, i cili mund të ndihmojë tashmë biznesin e këpucëve në vendin tonë për t’u ngritur një shkallë më lartë. Ajo që kemi thënë gjithmonë: nuk mjaftojnë vetëm të kemi shkolla profesionale, porse ato duhet të kenë marrëdhënie direkte me biznesin për t’i përshtatur kurrikulat e tyre me kërkesat e biznesit”, tha ministri Klosi në fjalën e tij. 


Ndërsa Ambasadori Alberto Cutillio tha se inaugurimi i projektit vjen në sajë të investoheve që bëhen nga programi i konvertimit të borxhit nga italia. Ndërkohë që ky është projekt që vë së bashku gjithë elekmetët për ta bërë të suksesshëm.

"Laboratori është shumë i mirë dhe trajnuesit janë shumë të mirë dhe ata do ofrojnë eksperiencën e tyre” deklaroi ambasadori Cutillio.

Ambientet e reja të shkollës profesionale teknike dhe laboratori i ri kanë ardhur falë bashkëpunimit të Shqipërisë me rajonin Marke, në Itali dhe konsiderohet si një projekt me rëndësi për kapacitetet profesionale, të cilat janë me rëndësi për vendin.

klosi


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)