Greta Gjoci, nëna 33-vjeçare e u transferua dje në burguj e Pojskës në Pogrades me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në qeli. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e saj për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, në seancën e sotme.
E pranishme në seancë ishtë dhe vetë Greta Gjoci sëbashku me foshnjen e saj që u mbajt nga kujdestarja e burgut të Pojskës. Seanca u zhvillua për rreth 25 minuta, ndërsa i pranishëm ishte edhe avokati Jurgen Gjoci, i cili shkeli kështu bojkotin e avokatëve, sicc e interpretoi ai për arsye humanitare por edhe sepse e kishte të afërm.
Greta Gjoci foli dhe vetë në seancë ajo kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit pasi ka foshnjen 3 muajsh dhe ka shfaqur probleme nuk ushqehet dhe nuk ka fjetur këto ditë që ka qëndruar në burgun e Pojskës. Dakort me kerkesen e avokatit ishte edhe prokurori Ened Nakuci.
Tashmë e reja do të kthehet sërish në Pojskë për të bërë procedurat, dhe sonte bashkë me foshnjën do të jetë në shtëpi. Greta Gjocit i kanë mbëtur edhe pak mw shumw se 3 vite e 5 muaj nga dënimi i dhënë nga shkalla e parë.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento