Ministri Klosi zgjidhet zv/ president i organit më të lartë vendimmarrës në OBT

Ministri Klosi zgjidhet zv/ president i organit më të lartë vendimmarrës në OBT

Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit është zgjedhur sot zv/ president i Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO, organi më i lartë vendimarrës i Organizatës Botërore për Turizmin.

Për herë të parë nga anëtarësimi në 1993, Shqipëria do të përfaqësohet në organet drejtuese të UNWTO, agjenci kjo e specializuar për turizmin. UNWTO përbëhet nga 148 shtete dhe sesioni zgjedhor i Komisionit për Europën është mbajtur ditën e sotme në Zagreb të Kroacisë.

Shtetet pjesëmarrëse në votim kanë uruar Shqipërinë për postin e zv.presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO. Ky pozicion i Klosit, vjen pas angazhimit intensiv të Shqipërisë për rritjen dhe konsolidimin e turizmit shqiptar.

Kështu tashmë, përfaqësimi i Shqipërisë në organizatën Botërore të Turizmit, do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e njohjes dhe prezantimit të Shqipërisë turistike në shumë vende të botës. Ministri Klosi do të drejtojë disa nga sesionet e takimeve ndërkombëtare për turizmin, që do të mbahen në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 29/05/2019 16:26

    Mund të na thoni meritat e Ministrit që t'a meritojë atë vend?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive